Sport Të tjera

Djokovic e Sharapova eliminohen nga Toronto, “shpëtojnë” Nadal e Halep

Surpriza në ndeshjet e radundit të tretë të turneut Masters të Torontos, pasi mjaft nga personazhet “vip” janë eliminuar nga gara. Te meshkujt, surprizë eliminimi i tenistit serb Novak Djokovic, që u mund 2-1 nga greku Stefanos tsistipas (6-3, 6-7, 6-3). Një ndeshje e dobët e serbit, që fitoi në “tie break” setin e dytë, shumë pak për të avancuar më tej. Nuk zhgënjen numri 1 në botë, spanjolli Rafael Nadal, që mundi 2-0 97-5, 7-6) zviceranin Stanislas Wawrinka, ndërsa tenisti gjerman Alexander Zverev eliminoi rusin daniil Medvedev, duke fituar 2-0 96-3, 6-2).

Surprizat kanë vijuar edhe te femrat, me eliminimin e disa tenisteve “big”, si Maria Sharapova. Rusja u mund 2-0 60-3, 6-2) nga rivalja franceze Caroline Garcia, ndeshje e dominuar nga francezja, që avancon më tej. Eliminohet edhe Venus Williams, që u mund 2-0 nga numri 1 në botë, tenistja rumune Simona Halep (6-2, 6-2). Në raundin e tretë shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-0 6-3, 6-4) britaniken Johanna Konta. Nga gara është eliminuar edhe numri 2 në botë, tenistja daneze Caroline Wozniacki, që u mund 2-1 (5-7, 6-2, 7-6) nga Aryna Sabalenka.

Related posts

Zbuloni strategjinë e re të Barcelonës pë të mbajtur “xhevahirët” katalanas

Sadik.Autor

ASIST DHE KARTON TË KUQ/ Ndeshje me dy fytyra i mesfushorit të Kombëtares shqiptare në Kroaci

Delo.autor

Nurmagomedov mesazh McGregor/ Herës tjetër dera e autobusit do jetë e hapur

Sadik.Autor

Leave a Comment