Futboll Sport

Simone Biles kampione me një veshje të veçantë: Për viktimat e ABUZIMIT SEKSUAL

Simone Biles u shpall kampione e Amerikës në gjimnastikë për të 5-n herë në karrierën e saj, si asnjë sportiste tjetër më parë, por e veçanta e këtij titulli ishte se ikona e gjimnastikës botërore kishte veshur një uniforme speciale. Një veshje e dizenjuar posaçërisht për këtë event dhe me një ngjyrë bojëqielli e hapur (pastel) që tregonte mbështetjen e saj për të mbijetuarit nga zbuzimi seksual, gjë që në sportin e gjimnastikës e veçanërisht në Amerikë, ka ndodhur shpesh vitet e fundit.

“Kjo është ngjyra e të mbijetuarve nga zbuzimi seksual dhe ne në sportin tonë e kemi vuajtur shumë këtë problem. Ndaj duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta mundur këtë të keqe që pushtoi sportin tonë”, tha Biles, që ka qenë një nga 100 viktima e abuzimit seksual nga ish-mjeku i kombëtares amerikane të gjimnastikës Larry Nasar, i dënuar kohët e fundit nga gjykata. Gjimnastja Simone Biles është fituese e 4 medaljeve të arta në “Rio 2016” dhe rikthehej në garë pas dy vitesh pushim.

Related posts

DERBI I ITALISË NË “SAN SIRO”/ Interi luan për Champions, “Zonja e Vjetër” për prestigj

Delo.autor

OFERTA E MILANIT PËR ARMANDO BROJËN/ Çelsi merr vendimin për sulmuesin shqiptar

F.autor

Boll më! Në Shkodër e kanë radhën tifozët të veprojnë…

Sadik.Autor

Leave a Comment