Futboll La Liga Sport

NGA PELE TEK RYAN GIGGS/ Ja rekordet që mund të thyejë “Jashtëtokësori” në 2020

Lionel Messi mund ta vazhdojë dominimin e tij në botën e futbollit edhe në vitin 2020, me yllin e Barcelonës në prag të thyerjes së rekordeve të mëtejshme. Argjentinasi po e ndjek aktivisht rekordin e numrit të golave të shënuar për një klub të vetëm, status të cilin e mban aktualisht ish-sulmuesi i Santos, Pele. Braziliani shënoi 643 gola për skuadrën e tij, ndërsa Messi e ka këtë llogari me 618 gola për Barcelonën. Me një llogari të thjeshtë kuptojmë se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ka nevojë për vetëm 25 gola, që të barazohet me ish-sulmuesin legjendar.
Rekordi i ndeshjeve me Barcelonën është gjithashtu brenda objektivave të Messit. Tani, në sezonin e tij të 16-të në klubin katalanas, ylli argjentinasi ka luajtur me gjigantët e La Liga-s 705 herë. Rekordi aktual në këtë drejtim mbahet nga ish-shoku i tij i skuadrës dhe ish-ndërkombëtari i Spanjollit, Xavi Hernandez. Ai luajti për Barcelonën 767 ndeshje. Prandaj, Messi do të përpiqet t’i shtojë 62 ndeshje të tjera për klubin katalanas në vitin 2020, por me një kontratë të paktën deri më 2021, nuk do të zgjasë shumë arritja e këtij momenti historik e të rëndësishëm.

Një tjetër spanjoll, Iker Casillas, ndërkohë, krenohet me ndeshjet më të shumta, të luajtura në garat e UEFA-s, plot 188 të tilla. Ish-portieri i Real Madridit qëndron me 44 ndeshje përpara Messit, i cili ka luajtur 140 herë në Ligën e Kampionëve dhe 4 herë në Superkupën e Europës. Ky është një tjetër moment historik, që nuk mund të arrihet në vitin 2020, por në të ardhmen e afërt më tej. Fitimi i Ligës së Kampionëve dhe rekordi i golave të shënuar në sezonet e njëpasnjëshme në këtë garë përbëjnë objektiva të tjerë personalë për Messin. Ryan Giggs i Manchester United e gjeti rrjetën në 16 sezone radhazi në skenën më të madhe të Europës për futbollin e klubeve, ndërsa argjentinasi e ka bërë këtë në 15 sezone.

Me siguri, rikthimi i Barcelonës në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm, mund ta shohë Messin teksa barazohet me ish-yllin e Uellsit. Në një nivel më personal, një tjetër “Top i Artë” (i shtati) mbetet në fokusin e kapitenit të Barcelonës, ndërsa rekordi për shumicën e golave në një sezon të vetëm europian, gjithashtu, do të rivalizohet. Radamel Falcao shënoi 18 gola për Porton, në sezonin 2010-2011 të “Europa League”. Totali më i mirë i Messit në Kupat e Europës është 14 gola, në sezonin 2011-2012. Futbollistit argjentinas, pa dyshim që i duhet ndihma e skuadrës së tij për ta thyer këtë rekord të sulmuesit kolumbian.

Dhe, më në fund, mbase më i lakmueshmi nga të gjithë për Messin, është rekordi i më shumë titujve të fituar në historinë e futbollit. Ish-shoku i skuadrës, Dani Alves, aktualisht e kryeson listën me 40 trofe, me një tjetër ish-lojtar të Barcelonës, Maxwell, i dyti me 37 tituj. Giggs krenohet me 36 trofe, ndërsa ish-portieri i Portos, Vitor Baia, pason me 35 tituj.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ SARRI zbulon të ardhmen e portierit Courtois

Isa.Autor

Dëmtimi i Koscielny/ Ja sa gjatë do të mungojë mbrojtësi francez

Sadik.Autor

SKANDALI/ Përdhunoi 20-vjeçaren shqiptare 8 vjet më pare, Apeli konfirmon dënimin për brazilianin Robinho

Delo.autor

Leave a Comment