Futboll Sport

SISTEMI “VAR” NË CHAMPIONS LEAGUE/ Presidenti Ceferin: Më pëlqen, por na duhet…

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka dhënë mendimin e tij për futjen e sistemit teknologjik VAR në kompeticionet Europiane, përkatësisht Champions Ligë dhe Europa Ligë. Ai pranon se në Rusi ishte një test pozitiv.

“Sistemi VAR në Rusi na shkoi mirë. Ka vetëm disa rrethana që duhet qartësuar. Përshembull se kur duhet të ndërhyjë “Video Assistant Referee”. Nuk ka dyshim që do ta përdorim VAR në kompedicionet e UEFA-s. Megjithatë kjo çështje nuk zgjidhet vetëm një “OK”.

Duhet edhe pak kohë sepse duhet të formohen arbitra në të gjithë Europën. Deri në 2024 nuk do të ndryshojë gjë dhe klubet kanë qenë dakort për këtë. Për krijimin e një Superligë, UEFA do të jetë gjithmonë kundër.

Italia ka një problem infrastrukturor që e pengon te presë evente të mëdha. Mungesa në Botëror mund ti bëjë të reflektojnë” u shpreh Ceferin për “Corriere dello Sport”.

Related posts

KOEFICENTËT PËR EUROPIANIN/ Shikoni dy favoritët për të fituar trofeun e “EURO 2020” (FOTO)

Delo.autor

ÇMIMI I LIRË I BILETAVE/ “Djemtë e Detit” kërkon mbështetjen e tifozëve për sfidën ndaj Ventspils (FOTO)

Delo.autor

I ASHPËR ME DISA LOJTARË/ Alban Bushi: T’ia vënë gishtin kokës, nuk ka vend për ata në Kombëtare

Delo.autor

Leave a Comment