Futboll Seria A Sport

PRANDELI ZBULON EKIPIN ANTI JUVENTUS/ Trajneri i këtij ekipi është një “gjeni”

Seria A rikthehet sot. Bota e topit është e sigurt se Juventus do ta fitojë përsëri kampionatin. E vetmja pikëpyetje ka lidhje me atë që do të jetë rivalja e vërtetë e bardhezinjve. ka nga ata që thonë Inter, disa Milan dhe të tjerë, si prandelli, që thonë Napoli.

Pavarësisht merkatos jo shumë të bujshme të “axurrëve”, ish-trajneri i Italisë ka shumë besim te Napoli dhe kryesisht te Carlo Ancelotti, trajneri i ri i ri “axurrëve”. Prandelli, në një intervistë të dhënë për “Mattino”’, ka shpjeguar arsyet pse mendon se skuadra e presidentit De Laurentiis do të jetë rivalja e vërtetë e Juventus-it.

“Të gjithë janë në kërkim të anti-Juventus. por është një kërkim i lehtë: nëse ka një skuadër që ka grumbulluar 91 pikë dhe ka patur forcën të marrë një trajner si Carlo Ancelotti, atëherë ajo është anti-Juventus”, ka thënë Prandelli.

“Carlo është një gjeni. Është në vendin e duhur, edhe pse krahasimet me Sarri-n nuk do të ndikojnë aspak. Nuk do të bëjë asnjë revolucion. E di si duhen trajtuar lojtarët, e di atë që duan ata, i kupton mendimet e tyre. Askush nuk mund ta ndihmojë Napoli-n të kapë majën e Serisë A më mirë se ai”.

Related posts

Kondogbia për mos grumbullimin në ekipin kombëtar: Kam punuar shumë, por kjo nuk është…

Sadik.Autor

DEKLARATË SHOKUESE/ Kandidati për president i Barcelonës: Sergio Ramos nuk do ta merrja as falas…

Delo.autor

PREZANTIMI I EDY REJAS/ Trajneri i ri i Kombëtares: Dua marrdhënie të mirë me shtypin, nuk më pëlqen të…

Delo.autor

Leave a Comment