Futboll Seria A Sport

Skandali “Cacliopoli”/ Moxhi: Më kujtohet ndeshje kundër INTERIT kur Karraro mori në TELEFON…

Një nga ngjarjet më të këqija që do të kujtohet gjatë në futbollin italian është ai që quhet “Kalçiopoli”. Të shumta ishin skuadra që u dëmtuan nga kjo dukuri, por më shumë ishte skuadra e Juventusit. Ndërsa për këtë temë është kthyer të flasë për “Corriere dello Sport” edhe ish-drejtori i bardhezinjve, Luçiano Moxhi i cili thotë: “Arbtrat pëgjoheshin me të dashurat dhe putanat e tyre dhe më pas shantazhoheshin.

Ndërsa ai nuk rri pa akuzuar edhe ish-administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galianim teksa thotë: “Milani kishte ndeshje me Juventusin. Galiani, që ishte president i Ligës, mori në telefon drejtuesit dhe kërkoi që ndeshja të shtyhej me një javë për shkak se kishte vdekur Papa. Ndeshja duhej të luhej të hënën, por ai kërkonte një javë, pasi ishte dëmtuar Kaka. Kur në një ndeshje mundëm Milanin në shtëpinë e tyre, drejtori i gjyqtarëve mori në telefon Galianin dhe i thotë: Adriano, në shtëpinë tonë janë duke qarë.”

Por, skandali nuk është vetëm kaq. Ai vazhdon të flasë dhe të akuzojë për një ndeshje që Milani ka pasur me Juvetnusin dhe sipas tij këto biseda janë përgjuar:

Milani, që ishte një pikë larg nesh, do të luante me Fiorentinën, që rrezikonte të binte nga kategoria. Meani, drejtues i Milanit, merr në telefon De Santis dhe i thotë: Shiko se Kaka dhe Rui Kosta nuk duhet të marrin kartonë, pasi javën tjetër kemi ndeshje me Juventusin dhe po u ndëshkuan, ata nuk do të jenë. Vetëm prej kësaj telefonate, Milani meritonte të shkonte në Serinë B. Kur kujtoj atë ndeshje, De Santis pastaj nuk i dha një penallti Fiorentinës. Ne heshtëm.

Në mëngjes De Santis merr në telefon Meanin dhe i thotë: E pe, gjithçka shkoi mirë. Meani i përgjigjet: Je një mik i mirë, ja thashë edhe Galiani…

Në përfundim të akuzave të tij ai kujton edhe një ndeshje të bardhezinjve me Interin teksa thotë:

Është e vërtetë, flisja edhe unë me arbitrat, por kërkoja vetëm gjykim të ndershëm. Nuk i kam kërkuar askujt favorizim për fitimin e një ndeshje, siç kanë bërë të tjerët. Në vitin 2004, Carraro mori në telefon arbitrin e ndeshjes Inter-Juventus, dy orë para nisjes së saj, dhe i tha: Ki kujdes, se është shumë e vështirë të arbitrosh aty, dhe e di vetë ti si të veprosh”, tregon ish-drejtori i Juventusit. Sipas tij, nëse do të favorizohej Juventusi, nuk do të ndodhte ajo që ndodhi në Peruxhia. Në atë ndeshje na hoqën titullin. Kolina, arbitri që sponsorizohej nga Milani, e ndërpreu ndeshjen për 74 minuta dhe pastaj e rifilloi në kushte skandaloze. Duhej të isha larguar dhe ta nxirrja ekipin nga fusha, por do të hakmerreshin dhe do e paguanim shtrenjtë.

Related posts

AI ËSHTË I PREFERUARI I SHUMË TIFOZËVE/ Lei Kraja: Ju tregoj futbollistin që më “tërbon” si mashkull (FOTO)

Delo.autor

CR7 “HEROI” I JUVENTUSIT/ Shihni dy golat që i dhanë shpresë “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

E ARDHMJA TEK STOLI I NAPOLIT? Trajneri Reja sqaron situatën: Ja si qëndron e vërteta …

Delo.autor

Leave a Comment