Futboll Premier League Sport

MILANI DHE BARÇA MBETEN “THATË”/ Ja ku do të luaj sezonin E RI RABIOT

Të reja të rëndësishme në frontin e Adrien Rabiot. Për mesfushorin francez të Paris Saint-Germain, prej kohësh në shënjestrën e klube të mëdha europiane, ka hyrë në skenë edhe Manchester City.

Sipas “RAC1”, Pep Guardiola i ka shpallur luftë Barcelonës, që në orët e fundit është dukur klubi më pranë mesfushorit francez.

Në ditët e kaluar, drejtuesit e Manchester City janë takuar me mamanë dhe menaxher të Rabiot, Veronique, duke i prezantuar një ofertë të rëndësishme.

Futbollisti do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në qershorin e ardhshëm dhe duke qenë se merkato është mbyllur në Angli, City kërkon ta marrë që nga janari 2019, kur në bazë të rregullave të FIFA-s ai mund të jetë i lirë të firmosë për kampionët e Anglisë dhe më pas të shkojë te ata në qershor, me parametër zero.

City ka avantazhin se duket se ka marrë “po” nga futbollisti, ndërsa Barcelona mund të bazohet ta fakti se klubet spanjolle kanë edhe 72 orë kohë për të bërë merkato dhe PSG do të preferonte te dërgonte lojtarin në Katalonjë, për të mos e humbur “gratis” vitin e ardhshëm.

Related posts

Lajmi i madh nga Bild/ Manuel Neuer do të jetë në Botëror

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Pas një asist fantastik të De Bruyne, Hazard ndëshkon Danimarkën (VIDEO)

Delo.autor

Efekti “RONALDO”/ Kompania e famshme bëhet sponsor i JUVENTUSIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment