Futboll Premier League Sport

SKANDALI NË ANGLI/ Modelja franceze: Më ka PËRDHUNUAR një futbollist “vip”

E diela në Premier League është tronditur nga lajmi i publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas së cilës një modele franceze ka denoncuar në komisariatin e policisë në Paris një episod dhune seksuale nga ana e një futbollisti të rëndësishëm që luan në Angli. Për momentin nuk dihet as identiteti i vajzës që ka kryer denoncimin dhe as ai i lojtarit që është vënë nën akuzë, ndërkohë që hetimet vijojnë. Sipas “Daily Mail”, vajza është droguar dhe përdhunuar nga një futbollist gjatë një mbrëmje, ngjarje që ka nisur në një lokal në qendër të Londrës.

Në tregmin e saj në polici, modelja ka shpjeguar se ka qenë së bashku me një mkiken e saj në një klub nate dhe së bashku kishin pirë dy gota me shampanjë dhe vodka. Më pas ndodhi takimi me lojtarin, me të cilin ka vallëzuar deri natën vonë. Mes tyre ka patur përqafimie, përkëdhelje e puthje dhe më pas vajza është ndjerë keq, ndërkohë që nuk dihet nëse vajza e futbollisti janë larguar së bashku nga lokali. Modelja deklaron se është trullosur dhe e ka parë veten në një shtrat, ku është përdhunuar, kur ishte ende nën efektin e drogës.

Related posts

QEVERIA ITALIANE SHTRËNGON MASAT/ Jo vetëm “Green Pass”, hyrja në stadiume do të bëhet edhe me…

Delo.autor

SHIHET SI NJË TALENT PREMTUES NË GJERMANI/ Bayern shumë pranë akordit me futbollistin shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

Messi një përbindësh golash/ Fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë

Sadik.Autor

Leave a Comment