Bundesliga Futboll Sport

LOJATRI MË I SHPEJTË NË BOTË/ Bailey ka vendosur ku do të luaj (FOTO)

Bayer Leverkusen ia ka rinovuar kontratën yllit të skuadrës, Leon Bailey, i cili ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare. Sulmuesi xhamajkan ka befasuar të gjithë me talentin e tij të treguar në dy sezonet e kaluara në Bundesliga.

Në sezonin e fundit Bailey ka shënuar 12 gola në 34 paraqitje dhe kjo ka ngjallur interesim të mëdha nga klubet evropiane. 21-vjeçari përfundoi në radarin e skuadrave londineze si Chelsea dhe Arsenali, por një kohë u pëlqye edhe nga Real Madridit.

Megjithatë, skuadra më e interesuar për shërbimet e tij ishte ajo italiane, Roma, që ofroi 40 milionë euro për shërbimet e tij.Por, tani Leverkuseni ia ka mbyllur derën të gjitha skuadrave të interesuara për xhevahirin e tyre.

Kjo pasi skuadra gjermane ka njoftuar se Bailey ka nënshkruar një zgjatje pesëvjeçare në kontratën e tij. Kështu, Bailey është lidhur me Leverkusenin deri në vitin 2023 me kushte të përmirësuara të kontratës.

 

Related posts

“NUK I VË VESHIN”/ Strakosha: Më thonë je te Lazio sepse Tare është shqiptar, por unë…

Delo.autor

Bayern sfidon Juven dhe Liverpool-in për një gjerman

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Khabib: Sulmi i autobusit nga McGregor ishte organizuar nga UFC-ja

Isa.Autor

Leave a Comment