Futboll Sport

Skënderbeu vijon me përforcimet, firmos sulmuesi 21-vjeçar nga Mali

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, Skënderbeu ka zhvilluar të martën dy seanca stërvitore, në kuadër të përgatitjeve të dedikuara për sfidën e parë të kampionatit të ri, kundër Partizanit. Me ekipin është bashkuar edhe mesfushori El-Kayed, i cili është rikuperuar plotësisht. Ndërkohë, po dje, klubi korçar ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkaton e kësaj vere. Saliou Guindo është lojtar i Skënderbeut.

21-vjeçari nga Mali ka nënshkruar kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për 3 vitet e ardhshme. Pas firmës, sulmuesi është vendosur nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore me grupin.

Related posts

Arsenali do mesfushorin e Schalke 04, Max Meyerin

Q.Autor

PAS FITORES SË “ZIKALTËRVE” NDAJ VERONËS/ Bobo Vieri: Kur vesh një fanellë kaq të lavdishme, je i detyruar të…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-WEST HAM/ “Djajtë e Kuq” kundërpërgjigjen me talentin Greenwood, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment