Futboll Seria A Sport

SKRINIAR sfidon RONALDON dhe siguron: Në Itali luaj vetëm me INTERIN

Pasi ishte një nga lojtarët më pozitivë të zikaltërve në sezonin e kaluar, duke kulmuar me fitimin e të drejtës për të luajtur në Ligën e Kampionëve me Interin e drejtuar nga Luciano Spalletti, Milan Skriniar ka ardhur përsëri në vijën e nisjes, më i karikuar se kurrë.

I intervistuar ekskluzivisht nga “La Gazzetta dello Sport”, sllovaku nuk i fsheh ambiciet e tij personale dhe ekipore për sezonin e ri. “Qëllimi, – tha ai, – është për të arritur rezultate të mëdha në Ligën e Kampionëve. Asgjë nuk ndryshon, pavarësisht kundërshtarëve me të cilët do të përballemi. Edhe kundër Real Madridit e Barcelonës mund të bëjmë gjëra të mëdha. Interi është një klub i nivelit të lartë, patjetër që duam ta kapërcejmë fazën e grupeve të Champions-it”.

Kapitulli i ardhshëm? Mbrojtësi bën një deklaratë dashurie për zikaltrit: “Për zgjatjen e kontratës nuk është bërë gjë ende, po merret agjenti im. Tani janë duke folur në lidhje me këtë, ndaj le të shohim se çfarë ndodh. Nëse më do Juve, apo Milani? Jo, unë do të luaj vetëm me Interin në Itali”.

Shanset e një qëndrimi të mbrojtësit sllovak në Milano, edhe në sezonet e ardhshme, janë ende të larta: “Është në rregull të lexosh, apo dëgjosh se je në radarin e ekipeve të mëdha, por kurrë nuk kam menduar për ta lënë Interin. Le të shohim se çfarë do të vendosë klubi, për mua gjithçka është në rregull”.

Këtë sezon, Juventusi dhe Milani janë forcuar me ardhjen e dy sulmuesve të mëdhenj, si Cristiano Ronaldo dhe Higuain, lojtarë që Skriniar do të ketë detyrën e mbulimit në përplasjet me ta. “Cristiano Ronaldo është një nga më të fortët në botë, ndoshta pak më i shpejtë se unë, – tha qendërmbrojtësi. – Por, ne jemi Interi. Një lojtar i vetëm nuk është asgjë kundër një ekipi. Unë jam i lumtur: dua të luaj dhe ta tregoj veten kundër të mirëve”.

 

Related posts

“MË UROJNË QË TË VDES COVID-I”/ Trajneri i klubit të Premier: Është skandaloze. Jam kërcënuar nga shumë njerëz

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja e miqësore Barcelona-CHelsea, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Kukësi nuk përmbahet, ofertë Danilo Alveshit, jep 50 mijë euro për Plakun. Merkato edhe te Laçi

Sadik.Autor

Leave a Comment