Futboll Seria A Sport

SPALLETTI zbulon DEFEKTIN E INITERIT/ Ja pse nuk arrijnë të fitojnë zikaltrit

Pas dështimit në javën e parë të Serisë A, ku u mund 1-0 në fushën e Sassuolo, skuadra e Interit është e detyruar të fitojë ndaj Torinos në ndeshjen që zikaltërit do të luajnë në “San Siro”. Tifozët kanë vendosur të bëjnë pjesën e tyre, pritet të jenë rreth 60 mijë vetë në stadium për të mbështetur skuadrën. “Humbja në ndeshjen e parë vuri disi në diksutim aftësitë tona, mundësitë që kemi për të luftuar deri në fund për titull, ndaj fitorja ndaj Torinos do të rikthente qetësinë dhe besimin te forcat tona”, u shpreh t rajneri Luciano Spalletti.

“Më vjen keq që skuadra vuan këtë mentalitet, që nuk arrin të tregojë se ka një potencial të madh. Ndoshta ky është fillimi, pasi jemi një ekip që po kolaudohet pas ndryshimeve që bëmë në merkato, por çdo humbje është në dëmin tonë”, thotë më tej trajneri i ekipit zikaltër, që e di se nuk ka më vend për hapa të tjerë fals në kampionat. “E dimë se çfarë duhet të bëjmë në këtë ndeshje ndaj Torinos, por në fund rëndësi ka vetëm fitorja. Nuk duhet të vëmë më në diskutim aftësitqë tona dhe të hedhim në erë punën e mirë që kemi bërë deri më tani”, tha Spalleti.

Related posts

PËLQEHET SHUMË NGA BARCELONA/ Ja plani i “katalanasve” për të marrë me çdo kusht lojtarin e Juventus

Delo.autor

“BOMBA E DITËS/ Zbulohen katër lojtarët që MESSI kërkon tek BARÇA, mes tyre edhe…

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Bologna-Milan. Rezultati 2-4

Delo.autor

Leave a Comment