Sport

SPEKTAKOLARE/ Një 10-vjeçar HABITË botën, thyen REKORDIN e Michael Phelps

Është vetëm 10 vjeç, por emri i tij ka pushtuar median botërore. Bëhet fjalë për notarin Clark Kent Apauda, i cili ka thyer një rekord botëror të vendosur nga legjenda amerikane e notit, Michael Phelps kur ishte në moshën e tij, një tjetër arsye kjo që ai të thirret ndryshe “superman”.

Clark Kent Apauda fitoi garën e 100 m stil flutur në kampionatin e U10 me kohën 1 minutë 9 sekonda e 38 të qindtat. Koha e tij ishte 5 sekonda më e shpejtë se e rivalit të tij më të afërt dhe më shumë se 1 sekondë se rekordi I vendosur nga i riu Phelps në vitin 1995.

Për më tepër, Apuada që është pjesë e skuadrës Monterey County në Kaliforni i fitoi të 7 garat ku mori pjesë. Ky rekord i 10-vjeçarit është një rezultat vërtet impresionues duke qenë se vetë Phelps me kalimin e viteve arriti të shndërrohet në notarin me më shumë medalje olimpike të fituara në historinë e notit.

Apauda, pas përfundimit të kampionatit theksoi se objektivi i tij është që në të ardhmen të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Në të njëjtën kohë ai dha edhe një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e tij teksa theksoi se askush nuk duhet të dorëzohet dhe të heqë dorë nga ëndrrat.

Related posts

REALIZOI NDAJ SHQIPËRISË PAS 500 DITËSH AGJERIM/ Harry Kane: Ju tregoj cila do të jetë ndeshja më e vështirë në grup

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Milani arrin marrëveshjen me sulmuesin e Liverpulit

F.autor

U ZBULUA LIDHJA E TYRE/ Por nuk do ta besoni sa kohë kanë bashkë Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja shqiptare (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment