Futboll La Liga Sport

PA MBROJTËS DHE SULMUES/ Barcelona nuk i bëri llogaritë në merkato. “Katalanasit” dështuan, në janar…

Ronald Kuman e di se çfarë skuadre ka në dispozicion, të paktën deri në merkaton e ardhshme. Trajneri holandez do të ketë 24 lojtarë në skuadrën e parë. Mesfusha është e pozicionuar mirë, ndërsa dy repartet e tjera kanë probleme. Trajneri holandez ka mungesa në mbrojtje dhe vetëm një sulmues (9). Porta gjithashtu është e “mbuluar” mirë.

Kuman ka Ter Shtegenin dhe Neton. Gjermani do të rikthehet nga dëmtimi, ndërsa braziliani ka treguar se është një portier që mund t’i besosh. Nga krahët janë Serxhi Roberto, Hordi Alba dhe Dest. Në grup mbeti edhe Xhunior Firpo, për të cilin drejtuesit punuan që ta largonin deri në ditën e fundit të merkatos. Problemet më të mëdha janë në qendrën e mbrojtjes, ku Lengle dhe Pike do të jenë titullarët e padiskutueshëm, por nëse njëri prej tyre dëmtohet apo plotëson numrin e kartonëve, fillojnë telashet.

Kuman ka Umtitin, por shqetësimet në gju e ndalojnë të jetë nën urdhrat e trajnerit gjithmonë. I riu Arauho ka bindur në ndeshjen kundër Sevijes, duke luajtur titullar për shkak se Lengle u pezullua me karton të kuq.

SULMI – Për mesfushën mund të themi se ka futbollistë, madje ka mjaftueshëm. Kuman luan me dy lojtarë përpara mbrojtjes dhe De Jong-Buskets e Pjaniç do të luajnë shumicën e ndeshjeve. Alenja dhe Riki Puxh janë alternativat, pa harruar edhe të riun Mateus. Edhe lojtarë krahësh dhe fantazistë ka me shumicë.img_pmorata_20200912-195810_imagenes_md_propias_pmorata_fcbarcelonanastic779-0079-kg-U483438048296YNC-980x554@MundoDeportivo-Web

Titullarët do të jenë Grizman, Fati dhe Kutinjo, por alternativat janë Trinkao, Pedri dhe Dembele. Në sulm është duke luajtur Leo Mesi si 9 i fshehur, por katalanasit kanë vetëm një “pykë”, si Martin Breithueit, i cili do të ketë pak minuta në dispozicion. Në klubin katalanas janë 7 lojtarë, të cilët as nuk ishin llogaritur për të qëndruar, si Umtiti, Dembele, Xhunior Firpo, Alenja, Riki Puxh, Mateus dhe Breithueit. Barcelona i ka bërë keq llogaritë dhe do të presë deri në merkaton e janarit për të korrigjuar gabimet e bëra në verë. Do të tentohen patjetër Erik Garsia dhe Memfis Depaj, të cilët dështuan në ditën e fundit të merkatos për shkak të krizës ekonomike.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Nga afrimi i Xhakës tek largimi i Edin Dzeko-s, Mourinho projekton revolucionin tek Roma

Delo.autor

SFIDA NDAJ INTERIT/ Trajneri Stefano Pioli: Është skuadra më në formë, por ne…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Mposhtën Atleticon, ja si mund të kualifikohet Milani për në fazën tjetër…

Delo.autor

Leave a Comment