Futboll Seria A Sport

STARTI I SERIA A/ Juventus e nis në Verona, vëmendja tek fituesi i 5 herëve të “Topit të Artë”

Chievo do të ndeshet me kundërshtarin më të vështirë të mundshëm. në ndeshjen e parë për ta në këtë sezon të Serie A, kundër Juventus kampion i Italisë në fuqi, që është fuqizuar më tej me ardhjen e fituesit të “Topit të Artë 2017”, Cristiano Ronaldo.

Skuadra vendase e nisi sezonin 2017/18 duke marrë 15 pikë nga nëntë ndeshjet e para, më pas kaloi një krizë të mirëfilltë me vetëm dy fitore në 21 ndeshje. Ndryshimi i trajnerit e shpëtoi sezonin e tyre, teksa Lorenzo D’Anna e udhëhoqi ekipin drejt tre fitoreve në tre ndeshjet e fundit, që i dha mundësinë ta mbyllin Serie A në vendin e 13-të.

Nga ana tjetër, Juventus bëri një sezon fantastik ku arriti 95 pikë në Serie A, më shumë se çdo ekip tjetër në historinë e këtij kampionatin. Ky ishte titulli i shtatë radhazi dhe për të katërtin vit skuadra e Allegri fitoi edhe Kupën e Italisë duke u konfirmuar si ekipi më i fortë në futbollin italian.

Bardhezinjtë nuk kanë humbur asnjë nga 21 ndeshjet e fundit kundër Chievo, që nga ana e saj ka fituar vetëm një ndeshje, në sezonin 2009/2010.

Natyrisht që të gjithë sytë do të jetë të përqendruar te Cristiano Ronaldo, i cili do të debutojë në Serie A, pasi Juventus e bleu për 100 milionë euro nga Real Madrid, ku shënoi 26 gola në edicionin e kaluar të La Liga.

Te Chievo kanë marrë serbin Filip Dordevic, ish-Lazio, për të zëvendësuar Roberto Inglese, që me 12 golat e shënuar në sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i ekipit veronez.

Juventus dhe Chievo janë ndeshur dy herë në javën e parë të Serie A dhe në të dyja rastet ka fituar Juve, sezonet 2009 dhe 2014.

Chievo ka pësuar të paktën një gol në 13 ndeshjet e fundit. Në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Chievo në Serie A ka pasur më pak se 3 gola.

Juventus ka tendencën ta vendosjë ndeshjen në fund. 17 nga 86 golat që shënoi vjet ekipi i Allegri kanë ardhur në dhjetë minutat e fundit.

Related posts

Ferdinand: Dikur të gjithë dyshonim në De Gean

Q.Autor

Për herë të parë sistemi VAR do të përdoret në ndeshjet e Kupës

Q.Autor

ÇMIMI SPECIAL I “GLOBE SOCCER” PËR CR7/ Jorge Mendes: Ai është më i miri ndonjëherë

Delo.autor

Leave a Comment