Futboll Sport

SULMUESVE I DEL “BOJA”/ MODA e re e merkatos janë PORTIERËT

Cili është slogani i merkatos së sivjetshme? Sulmi më i mirë është mbrojtja. Ose më mirë, mbrojtja më e mirë nis nga portieri. Edhe pak ditë mbyllet mekato e kësaj vere dhe në fakt janë vënë dy rekorde në harkun e pak ditëve

Nëse në Itali ka qenë një vals sulmuesisht, me Higuain dhe Ronaldo mbi të gjithë, në Angli ka pasur një trend tjetër: Chelsea mori për 80 milionë euro portierin e Athletic Bilbao, Kepa Arrizabalaga, duke thyer për pesë milionë euro rekordin që kishte vënë Liverpool, dukle marrë Alisson nga Roma.

Shifra të tillë nuk ishte paguar kurrë për një “gardian”.

Pagesa të tilla nuk shiheshin që nga viti 2001, kur Juventus pagoi rreth 100 miliardë lireta për të marrë Buffon nga Parma, rreth 55 milionë euro me paratë e sotme.

Në 11 vitet e fundit, askush nuk kishte paguar kaq shumë dhe kësaj shifre ju afruan vetëm Everton që pagoi 40 milionë euro për Pickford dhe Manchester City që mori Ederson nga Benfica. Pak a shumë aq sa do të paguajë Real Madrid për Thibaut Courtois.

Sa për shembull: në vitin 2011, Bayern Munich pagoi 30 milionë euro për të marrë Manuel Neuer nga Schalke. Kohët kanë ndryshuar aq shumë sa pas shtatë vitesh, Napoli shpenzoi të njëjtën shumë për të marrë Meret nga Udinese!

Related posts

Lojtarët e NFL-së refuzojnë takimin me Trump, kreu i shtetit anullon ftesën

Sadik.Autor

JUVENTUS-MILAN/ Pas një krosimi nga Calhanoglu, mbrojtësi ndëshkon me kokë “Bardhezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

PREJ 2 MUAJSH JASHTË FUSHAVE/ Tri dëmtime radhazi në kofshë, makthi nuk i largohet mbrojtësit të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment