Champions League Futboll Sport

Nis spektakli i Champions/ Njihuni me debutuesit dhe oraret e pazakonta

Pritja mbaroi. Pas 115 ditësh nga triumfi i fundit, i treti radhazi për Real Madridin, rikthehet magjia e Champions League, me rrugëtimin në fazën e grupeve.

Ashtu si gjithmonë, 32 skuadra do të sfidohen për të ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian. Dy të parat e tetë grupeve do të avancojnë në fazën e eliminimit direct, me përballje vajtje-ardhje për 1/8-tat, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, teksa finalja e madhe do të vendoset në “Estadio Wanda Metropolitano” të Madridit, shtëpia e Atletikos.

Por, cila është risia e edicionit 2018-2019? Për të parën herë, ndeshjet e grupeve do të ndahen në orare të ndrsyhme me të paktën dy ndeshje në orën 18:55.

Young Boys, kampionët e Zvicrës

Do jetë radha edhe e tre skuadrave debutuese të zbresin në skenën e Champions… Young Boys, Hoffenheim dhe Crvena Zvezda, që tashmë çojnë në 140 numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën e grupeve në historinë e kompeticionit.

Java do të ketë edhe pesë momente pikante:

Portieri i Portos, Iker Casillas, do të nisë edicionin e 20-të të Champions (rekord ky!)
Thomas Muller do të bëhet futbollisti i 35-të që arrin 100 ndeshjet në Champions (nga faza e grupeve në finale)
Kristiano Ronaldo është gati të debutojë me Juven në këtë kompeticion; hera e fundit që zbriste në fushë me një fanelë tjetër nga Reali është viti 2009, kur Mançester Junajtidi i tij u mund në finale 2-0 nga Barcelona në Romë.
Përballja e shumëpritur mes Mohamed Salah dhe Neymar, në Liverpool-PSG. Gola, spektakël dhe magji, ashtu sikurse edhe kërkon të përcjellë ky kompeticion.
Elseid Hysaj, futbollisti i Napolit, do të rikthehet në Beograd, këtë herë, duke përfaqësuar klubin dhe jo kombëtaren, katër vjet nga ngjarjet në Serbi-Shqipëri

Programi i ndeshjeve
E martë, 18 shtator

Grupi A

Club Brugge – Dortmund

Monaco – Atletico Madrid

Grupi B

Barcellona – PSV Eindhoven (18:55)

Inter – Tottenham (18:55)

Grupi C

Liverpool – Paris SG

Crvena Zvezda – Napoli

Grupi D

Galatasaray – Lokomotiv Moskva

Schalke – Porto

E mërkurë, 19 shtator

Grupi E

Ajax – AEK Athens (18:55)

Benfica – Bayern München

Grupi F

Shakhtar – Hoffenheim (18:55)

Manchester City – Lyon

Grupi G

Real Madrid – Roma

Viktoria Plzen – CSKA Moskva

Grupi H

Young Boys – Manchester United

Valencia – Juventus

Related posts

Milito: Juventus? Inter do të mbetej ekipi i parë

Q.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Juventusi kërkon JAMES Rodriguez, Fabregas pranë FIRMËS me Monaco

F.autor

MERKATO E VERËS/ Sa shumë lëvizje në Kategorinë e Parë, ja të gjitha transferimet e kryera deri tani…

Delo.autor

Leave a Comment