Champions League Futboll Sport

Superkupa e Europës me DY RISI, përqafohet RREGULLI i Botërorit të Rusisë (DETAJE)

Këtë mëngjes u zhvillua takimi informativ mes dy ekipeve të Madridit (finalistë të Superkupës së Europës) dhe UEFA-s. Nga takimi u fiksuan mjaft detaje të kësaj përballjeje, që do të ndiqet me mjaft interes në kontinentin e vjetër, por edhe më gjerë. Kështu, Real Madridi do të vishet me të bardha, ndërsa portieri i tij me fanellë të zezë.

Atlético Madrid do të shkojë në fushë me ngjyrat e vet karakteristike, ato “rojiblanco”, ndërsa portieri i sa j do të veshë fanellë me ngjyrë të gjelbër. Arbitri i ndeshjes do të veshë një fanellë me ngjyrë të verdhë dhe pantallona të zeza. Kjo do të thotë se në këtë aspekt nuk ka lajme të rëndësishme për dy ekipet.

Bari i stadiumit do të jetë 22 milimetra i lartë dhe do të ujitet pasi të dyja ekipet të bëjnë nxehjen dhe gjatë pushimit mes dy pjesëve. 12 lojtarë do të jenë në gjendje të ulen në stol, çka është një nga risitë e lojës. Dhe ekipet mund të bëjnë një zëvendësim tjetër (të katërt) në kohën shtesë, nëse nevojitet të luhet pas kohës së rregullt.

Në fakt, zëvendësimi i katërt ishte një nga risitë edhe Botërorit të Rusisë, implementuar nga FIFA, çka duket se është përqafuar edhe prej UEFA-s. A do të vlejë kjo edhe për ndeshjet e tjera në vazhdim, që do të kërkojnë kohë shtesë për të përcaktuar fituesin, në kompeticionet e udhëhequra nga UEFA? Kjo mbetet të shihet!

Related posts

DUELI ME KUKËSIN/ SKËNDERBEU njofton TIFOZËT: Kemi marrë MASA SHTESË në stadium

Isa.Autor

“SAN SIRO” I SJELL FAT/ Zidan: Interi i fortë me Konten, por nuk luajmë për barazim

Delo.autor

PARTIZANI-KUKËSI/ Kombinim fantastik Bardhi-Asani, “Demat e Kuq” zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment