Futboll Sport

SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Shehi: Synojmë FITOREN, por jemi në disavantazh

Superkupa e Shqipërisë do të ngrejë siparin e sezonit të ri në futbollin shqiptar me ndeshjen Skëndërbeu-Laçi. Dy skuadra që në fundin e sezonit të kaluar triumfuan në dy kompeticionet zyrtare, Skëndërbeu në Superligën, ndërsa Laçi është fitues e Kupës. Klubi korçar ka mbyllur përgatitjet dhe është gati për ndeshjen që do të luhet të dielën mbrëma në orën 19:45. Në konferencën për shtyp, trajneri Orges Shehi është shprehur se synon fitoren, e cila për të do të jetë edhe më e veçantë pasi para një muaji ishte në fushë, ndërsa në këtë takim vjen si trajner.

“E kam thënë dhe më parë, ky trofe është frut i vitit të kaluar. Jemi pjesë e ekipit kampion dhe është e rëndësishme për ne. Superkupa është një trofe që do ta synojmë dhe ekipi është gati. Është ndeshja ime e parë zyrtare, paksa emocionuese për mua, sepse para 1 muaj kam qenë në fushë dhe tani në stol”, tha Shehi. Ai ka treguar se ka pasur pak mundësi për të studiuar kundështarin, për shkak se në krye të Laçit tashmë është një trajner i ri, me një filozofi ndryshe të të luajturit. Shehi shprehet se e sheh skuadrën e tij në disavantazh për shkak se gjatë kësaj periudhë Skëndërbeu ka luajtur vetëm miqësore, ndryshe nga Laçi që numëron 4 ndeshje në Europë.

“Nëse e shohim nga ana sportive, Laçi niset pak më i avantazhuar pasi ka luajtur 4 ndeshje në Europë, ndërsa ne kemi qenë vetëm me miqësore. Për vetë faktin pse kanë ndërruar trajner, nuk e kemi studiuar shumë, sepse edhe fizionomia e lojës ndryshon. Kemi informacion për lojtarë të caktuar. Ne kemi më shumë se një muaj që punojmë, dhe besoj se jemi gati për nesër. Ne do të vazhdojmë me lojën klasike tonë. Për fat të keq na u dëmtua Nimaga”, tha Shehi Në përfundim të konferencës përpara gazetarëve, ai njoftoi se për klubin korçar nuk është mbyllur ende merkatoja, ku priten dhe 2 afrime të reja.

Related posts

PAMJET/ Trazira në Tiranë, huliganët e Romës fillojnë të gjuajnë me shishe qelqi e plastike

F.autor

KAOS NË KATAR PËR PSG/ Neymar realizon ëndrrën e tifozit (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E DEA GEAS LARG ANGLISË/ Solskjaer piketon dy zëvendësuesit, ja emrat e kandidatëve

Delo.autor

Leave a Comment