Futboll Sport

EDICIONI I 80/ Çfarë presim nga Superliga, favoritët dhe sfidat e së ardhmes në futbollin shqiptar

Me 19 gusht do nisi zyrtarisht edicioni i 80-të i Kampionatit Shqiptar. Si në vitet e fundit edhe ky sezon do të ketë 10 skuadra ku do të luhet në 4 faza. E megjithatë sezoni i ri pritet të ketë surpriza pasi hiearkia e favoritit “Skënderbe” është sfumuar ndjeshëm.

Ngjarjet e fundit që mbuluan klubin korçar ku UEFA dënoi maksimalisht bardhekuqtë me përjashtimin për 10 vite jashtë Kupave Europiane, ishte një këmbanë alarmi për klubin në vecanti dhe futbollin shqiptar në tërësi.

Disa lojtarë por edhe trajneri Daja u larguan nga 7 herë kampionet e shqipërisë duke frriksuar ndjeshëm ecurinë e skuadrës juglindore. Në spondën tjetër Flamurtari pasi mori trajnerin Ilir Daja ka bërë një merkato intensive duke rinovuar me lojtarët kryesor dhe ofruar emra cilësor si Batha e Kotobelli.

Kukësi duket një hap para të gjithëve ku merkato e nënkampioneve ka kaluar pritshmërit. Në ekipin verilindor janë transferuar 12 lojtarë ku pjesa më e madhe e të cilëve kanë spikatur. Një armë tjetër e fortë është edhe ardhja e trajnerit Cungu i cili e njeh mirë ambientin e “bluve”.

Ndërkohë edhe Tirana pasi u rikthye nga Kategoria e parë disponon një skuadër simpatike dhe ka ofruar në gjirin e saj lojtarë që mund të bëj diferencën si Imami. Një ekip tjetër që ka befasuar është Teuta e cila po ofron lojtarë me emër si si Ardit Deliu, portierin Isli Hidi.

Nuk ngelet pas as Partizani që pas shumë problemeve duket më i ekuilibruar nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega.

Në pamje të parë gjasat janë që ky edicion i ri do të jëtë më i ekuilibraar dhe më i fortë pasi skuadrat pretendente jantë të shumtë. Sfidat e këtij sezoni janë tifozët në stadium dhe siguria në terrenet sportive. Një pikë tjetër e nxehtë është padyshim edhe arbitrimi dhe dhuna në takimet e Superligës.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Crvena Zvezda. Rezultati 1-0

Delo.autor

UEFA nuk i ndahet Skënderbeut, vjen dënimi i dytë

Sadik.Autor

E NXORËN JASHTË KLUBIT TË NATËS/ Shefi i sigurisë sqaron incidentin që ndodhi me talentin Haaland (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment