Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA/ Higuain ndez motorët: Ja formacioni i FRIKSHËM I MILANIT kundër NAPOLIT

Me Hakan Çalhanoglunë e skualifikuar, dilema e vetme për Gatuzon ka qenë pikërisht zëvendësuesi i turkut. Gjatë javës është spostuar Bonaventura në të djathtë të sulmit, teksa vendi i tij në mesfushë është marrë nga Tiemue Bakajoko.

Sipas “Sky Sport”, 4-3-3-shi gatuzian nuk do të ndryshojë ndaj Napolit, ku ndryshe nga sa thamë më sipër, mund të jetë Borini surpriza e vërtetë në vend të Çalhanoglusë, me Bonaventurën që do të ruante kështu vendin e tij në treshen e mesit të fushës.

Zapatën dhe Montolivon të pagrumbulluar, mbrojtja i besohet dyshes Romnjoli-Muzakio. Për Kaldarën duket i vështirë debutimi nga minuta e parë, duke ditur vështirësitë e tij me pozicionin e ri (tek Atalanta luante me tre mbrojtës).

Çështje ambientimi dhe përvoje këto, me Gatuzon që beson te 24-vjeçari, por që dukshëm do ta aktivizojë në një ndeshje më të lehtë, të paktën teorikisht.

Related posts

Teuta shpartallon Partizanin, lumë golash në Tiranë

Sadik.Autor

PRITEJ VETËM ZYRTARIZIMI/ Partizani gati të “rrëmbejë” sulmuesin që shkëlqeu në Superiore, ja emri…

Delo.autor

E BUJSHME/ Federata Gjermane e Futbollit mblidhet sot për të vendosur fatin e trajnerit Low

Delo.autor

Leave a Comment