Futboll Premier League Sport

DUAN TITULLIN/ Klopp: Të bëhesh kampion në Angli është më e vështirë sesa në

Dy herë fituesi i Bundesligës me Borussia Dortmundin, Jurgen Klopp, ka thënë se është më i vështirë triumfi në Premierligë sesa në Bundesligë. Kloppi është në krye të Liverpoolit tash e tre vite, mirëpo ende nuk ka arritur ta fitojë Premierligën.

“Premierliga është më e vështirë sigurisht”, ka thënë gjermani. “Nëse arrije ta mposhtje Bayernin, ishte një gjë e madhe sepse ata zakonisht i fitonin të gjitha ndeshjet. Nuk ndodh në Angli kjo”.

“Duhet të jesh i përgatitur për të gjitha ndeshjet. Shtatë vite më parë ka qenë një kohë ndryshe, futbolli ka ndryshuar”.“Nëse City nuk është numri një atëherë do të jenë të tjerët për atë vend”.“Mendoj se Tottenhami do ta ketë një stinor brilant. Ata janë të bashkuar dhe kanë një trajner fantastik”.

“Disa ekipe tjera kanë shanse të mira po ashtu. Chelsea duket pozitive, Arsenali nuk e filloi mirë por do të ndryshojë”. Skuadra e tij sot e pret Brightonin në shtëpi, ndeshja do të zhvillohet prej orës 18:30.

Related posts

32 PIKË NË 26 JAVË KAMPIONAT/ Rekord negativ në elitë, Kukësi s’fiton prej 7 ndeshjesh radhazi

Delo.autor

“DITËLINDJE ME POLICI”/ Sulmuesi i Barcelonë sherr për faturën

Isa.Autor

MERRET VENDIMI/ VAR-i dhe shitja e emrit, ja pse Kategoria Superiore do të nisi më 11 shtator…

Delo.autor

Leave a Comment