Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA/ Juventusi ndryshon sulmin kundër Lazios, ja BEFASIA E ALLEGRIT

Juventus do të paraqitet me ndryshime në sulm në ndeshjen ndaj Lazios. “Sky Sport” dhe “Goal Italia” kanë konfirmuar vendimin e trajnerit të “Bianconerëve”, Massimiliano Allegri për ta lënë në bankën e rezervistëve sulmuesin Paulo Dybala. Por, së bashku me të nga minuta e parë nuk do të luajnë as Douglas Costa e Juan Cuadrado.

Në sulm rikthehet Mario Mandzukic por nga fillimi do të luajë edhe futbollisti i ndeshjes nga fitorja ndaj Chievos, Federico Bernardeschi, si partnerë të Cristiano Ronaldos.

Juventus (4-3-3): Szczesny, Cancelo, Bonucci, Chiellini, Sandro, Khedira, Pjanic, Matuidi, Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo.

Related posts

Koment nga gazetari serb: Zemërimi i serbëve ndaj festimeve të futbollistëve shqiptarë është hipokrit

Sadik.Autor

BARCELONA harron të fitojë në La Liga, MESSI nuk i mjafton ndaj Valencias

Isa.Autor

GARË NË MERKATON E VERËS/ Barcelona prish planet e Juventus, nis kontaktet me agjentin Raiola

Delo.autor

Leave a Comment