Futboll Premier League Sport

ARSENAL-WEST HAM/ Publikohen formacionet: Emery lë në stol “trurin” e ekipit

Arsenali e pret në shtëpi rivalin e qytetit, West Hamin, në kuadër të Premierligës, ndeshja fillon prej orës 16:00. Ozil nuk do të jetë pjesë e skuadrës për shkak që nuk ka stërvitur me ekipin si pasojë e gripit që ka pasur gjatë këtyre tre ditëve të fundit.

Unai Emery e ka konfirmuar formacionin zyrtare për të tentuar fitoren e parë në ligë, pasi në dy ndeshjet e para ka pësuar disfatë nga Manchester City dhe Chelsea. Në formacionin bazë është rikthyer Aaron Ramsey, ndërsa përsëri nuk e ka futur nga fillimin Lucas Torreiran, i cili erdhi nga Sampdoria gjatë kësaj vere për 35 milionë euro.

Dyshja shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, startojnë nga minuta e parë.

Nga ana e West Hamit është Jack Wilshere, i cili do të ballafaqohet kundër ekipit të fëmijërisë pasi u largua gjatë kësaj vere si transferim i lirë.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Dy gola këtë sezon në Serinë A, Milan gjen mbrojtësin që kërkonte

Delo.autor

Sezoni i rekordeve për Man.City-t, del “trajleri” i dokumentarit spektakolar (VIDEO)

Sadik.Autor

SHQIPËRI-POLONI/ Bulku: Sot do të shohim “Kuqezinjtë” më të mirë, duhet të marrim 3 pikë

Delo.autor

Leave a Comment