Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA/ Napoli-Milan: Ancelotti zbulon makthin: “Ai është fenomenal”

Në karrierën e tij të gjatë Carlo Ancelotti ka parë shumë, por pavarësisht kësaj të shtunën në debutimin e tij në “San Paolo” do të emocionohet shumë, edhe për fatin e çuditshëm, teksa do të jetë përballë Milanit të tij. Por, me vërshëllimën e fillimit të ndeshjes, emocionet do të zhduken për tu zëvendësuar me shqetësimin e vetëm, rezultatin. Ancelotti është i karikuar: “Fitorja kundër Lazios ka krijuar vetëvlerësim. Kampionati? Ka ëndrra dhe utopi. Ëndrra lind nga ato që ka bërë Napoli vitin e ardhshëm, nga 91 pikët. Tani ka më shumë konkurencë lart, kuota mund të jetë më e ulët, por është herët për të folur”.

Nga kampi tjetër, ndërkohë do të jetë Gonzalo Higuain, për Ancelottin është më shumë se një makth: “Djemtë e njohin mirë. Kur përballesha me Messin preferoja të mos flisja. Higuain para portës është fenomenal, ndaj dhe do të përpiqemi t’i japim sa më pak hapësirë”. Por Ancelotti pret me padurim të përqafojë Rino Gattuso, trajnerin e Milan: “Më bëni të ndihem i vjetër kur flisni për profeso e nxënës, por nga ai Milan i udhëhequr nga unë, dolën shumë trajnerë. Gattuso më ka dhënë shumë në fushë, shpresojmë të mos më marrë gjërat me vlerë tani si trajner. Do të jetë një kënaqësi të takohem me atë, sikurse me Maldinin e Leonardon. Të shtunën do të përjetoj një kulm emocionesh”.

Related posts

ZYRTARE/ “Faleminderit që bëtë të ndihesha si në shtëpi”, futbollisti i Liverpulit i jep lamtumirën skuadrës dhe tifozëve

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Torino-Inter. Rezultati 0-3

Delo.autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: 28 gola të shënuar në 16 ndeshje, befason vetëm Flamurtari

Isa.Autor

Leave a Comment