Futboll Sport

SURPRIZON ZE MARIA/ Ul në stol blerjet dhe ndryshon të gjithë titullarët

Me ndryshime të vogla, Tirana do të nisë Superioren me formacionin e vjetshëm. Pas tri miqësoreve të zhvilluara deri sot, Ze Maria më në fund duket se ka ravijëzuar 11 emrat që do të hedhë në fushën e lojës në ndeshjen me Kamzën.

Ndonëse duhen edhe dhjetë ditë nga starti i Superiores, Ze Maria ka hedhur poshtë idetë e tij në miqësoret e zhvilluara deri sot, duke ndërtuar në stërvitje një ekip, i cili me të gjitha gjasat do të jetë edhe ai që do të luajë nga minuta e parë në takimin me Kamzën. Ze Maria ka kthyer lojtarët e sezonit të shkuar në formacion. Duke llogaritur që Ilion Lika do të luajë titullar, porta është e stabilizuar.

Mbrojtja – Hoze Marselo Ferreira në repartin e mbrojtjes vendosi të hedhë në qendër Turtullin dhe Atingën. Dy lojtarët luajtën një pjesë bashkë dhe më pas u aktivizua Berisha. I vetmi që nuk ndryshoi ishte Turtulli, i cili në kampionat do të jetë titullar, me njërin prej dy lojtarëve të tjerë Berishës ose Atingës. Duket se njëri nga lojtarët e ka humbur vendin e titullarit në ekip. Nga krahu i djathtë, dje titullar luajti Albi Doka. I riu që shënoi gol në miqësoren me Prishtinën, takimin e fundit ishte zëvendësues, pasi titullar luajti Dorian Kërçiku. Gjithsesi, edhe Kërçiku u aktivizua dhe dyshja do të luftojë deri në fund për vendin e mbrojtjes djathtas. E njëjta histori me Hoxhallarin e Imamin majtas, të cilët bëjnë rokadë, por në fund me të gjitha gjasat do të luajë pogradecari i bardhebluve, që është “salduar” në atë pozicion prej vitesh.

Mesfusha – Ndryshimi më i madh për Ze Marian ka ndodhur në mesfushë. Rikthehet “triada” e famshme e sezonit të shkuar Daja-Karabeci-Maveje. Treshja që luajti sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë, do të jetë titullare edhe këtë sezon në Superiore, pasi Ze Maria nuk ka dyshime. Kjo treshe është e konsoliduar dhe eksperimentet me Hasanin apo Kobinën në mesfushë, nuk është se vlejnë për sezonin. Goditjen e madhe Ze Maria e dha në krahët e mesfushës. Dejan Blazhevski nuk llogaritet në krahun e majtë të mesfushës. Maqedonasi dje ka luajtur me rezervat dhe sinjalet janë që ai do të jetë zëvendësues. Edhe Bedri Greca ka humbur vendin e titullarit, pasi Kobina, i cili pasi ka lënë krahun e djathtë do të luajë majtas. Edon Hasani, me sa duket, do të spostohet djathtas. Të paktën kështu e pozicionon Ze Maria shkodranin në formacionin që mund të aktivizojë takimin e parë me Kamzën.

Sulmi – Junus Sentamu është zgjedhja e vetme e Tiranës në sulm. Gjithsesi, afrimet e Ugo Karabelit e Gedeon Ofeit i japin shpresë trajnerit për zgjidhje të tjera në repartin e avancuar, që ka mungesë lojtarësh. Deri në riaftësimin e Majkëll Ngosë, Tirana duhet të mendojë për sulmues qendre dhe Ze Maria beson shumë te Karabeli, i cili shihet si një qendërsulmues, por në fillim duhet të testohet në fushën e lojës për të treguar se sa vlen. Shkurt, Ze Maria, pas shumë eksperimentesh, duket se ka gjetur 11-shen që do të aktivizojë në javën e parë të kampionatit.

Related posts

“TANI JUVENTUS NUK NA INTERESON”/ Marcelo Brozovic “thumbon”: Duam t’i tregojmë forcën gjigantit…

Delo.autor

“MË STREHOI MUA DHE VËLLAIN NË SHTËPINË E TIJ”/ Lojtari zbulon anën pozitive të yllit të futbollit

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Tifozët e Paok-ut “djegin” qytetin pas fitimit të “Kupës së Greqisë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment