Futboll Sport

Mega ofertë nga Franca për mbrojtësin Kostas Manolas/ Por nuk është PSG-ja

Një tjetër sezon i një niveli të lartë me fanellën e Romës. Mbrojtësi grek, Kostas Manolas, do të jetë në qendër të merkatos sa i takon lëvizjes së mbrojtësve në skuadrat e mëdha europiane.

Për të ka ardhur së fundi një ofertë faranike nga Franca, por nuk është PSG-ja që e bën atë. Olimpiku i Marsejës, ekipi që drejtohet nga trajneri Rudi Garsia, i ofron grekut një kontratë prej 7.5 milionë eurosh, si dhe është gati të paguajë klauzolën e 36 milionë eurove për zgjidhjen e kontratës me Romën.

Një ofertë, që në fakt është refuzuar nga Manolas. Për të ka interes të madh nga klube më të mëdha, siç janë Çelsi, Borusia e Dortmundit dhe Juventusi.

Related posts

E PRISTE SHQIPËRIA/ Talenti Hoti sqaron zgjedhjen e tij: Ja pse zgjodha të luaj për Kosovën

Delo.autor

Perez gati të bëjë “çmendurinë” pas largimit të Ronaldos, zbulohen tre dëshirat e presidentit (DETAJE)

Isa.Autor

MAKINERI GOLASH/ “Djalli” me “maskë” më i miri i dekadës

Delo.autor

Leave a Comment