Futboll Sport

TALENTI I KOMBËTARES/ Skandali me transferimin, merret vendimi për ÇINARIN

E trishtë, Erald Çinari është rikthyer në Shqipëri. Lojtari ndodhet në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër dhe nuk dihet se si do t’i shkojë e ardhmja. Momentalisht, pa ekip dhe vetëm me stërvitje individuale. Kalimi i tij nga Vllaznia te skuadra e Alaveshit dhe më pas huazimi te Istra në Kroaci duhet të ishte lëvizje e jetës, por nuk rezultoi e tillë.

Kapërcimi i shkallëve në karrierë rezultoi të ishte një gropë e madhe dhe kjo jo për faj të tij. Kalimi nga Vllaznia te Alaveshi ishte një nga lëvizjet me të pakuptimta dhe me plot dilema në merkaton e verës. Alaveshi deklaron se afrimi i tij është bërë për 100 mijë euro, por në fakt ata kanë paguar 20 mijë euro.

Vllaznia doli kundër publikisht dhe nuk dha lejen e kalimit për Çinarin duke bllokuar lojtarin dhe transferimin. Kuqeblutë deklarojnë se klubi spanjoll nuk i është përgjigjur korrespondencës së tyre dhe ka falsifikim e mashtrim, pasi paratë e pretenduara se janë derdhur në arkat e klubit nga klubi i Premiera Divisionit janë në një llogari në Itali që nuk ekziston. Një lëmsh që nuk i dihet as fillimi e as fundi.

Alaveshi donte të paguante dhe 20 mijë euro të tjera për Çinarin, por klubi kuqeblu nuk ka pranuar. Spanjollët duket se janë tërhequr dhe lojtari është rikthyer në Shkodër. 21-vjeçari nuk pranon të kthehet te Vllaznia dhe duket se do të mbetet pa stërvitje dhe pa zgjidhje. Një situatë paksa groteske që ka vetëm një përfundim: goditjen e karrierës së Çinarit! E turpshme!

Related posts

E BUJSHME/ Shkëlqeu te Vitese, Çelsi i ofron kontratë 5-vjeçare Armando Brojës

Delo.autor

DËSHTIMI I ZIKALTËRVE/ Legjenda e tripletës tregon PROBLEMIN e madh të INTERIT

Isa.Autor

Juventusi interesohet për Eriksenin, Tottenhami dëshiron ta blindojë

Q.Autor

Leave a Comment