Futboll Seria A Sport

BOMBA E DITËS/ DYBALA niset drejt REALIT, ja fotoja që po ÇMEND JUVENTUSIN 

Kur kanë ngelur më pak se 48 orë nga fundi i merkatos, nga Spanja vjen lajmi “bombë” pasi raportohet që Paolo Dybala është nisur drejt klubit të ri. Florentino Perez ka rezervuar surprizën për në fund pasi pritet të derdhë në arkat e Juventusit plot 180 milionë në mënyrë që të marrë kartonin e Dybalas.

Së fundmi është “The Football Arena” që ka publikuar fotografinë e Dybalasë me mbishkrimin “Dybala në aeroportin e Torinos duke udhëtuar drejt Madridit”.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me foton që shumë tifozë juventinë kanë ‘shpërhyer në rrjetet sociale. Disa ofendojnë argjentinasin por shumë të tjerë thonë se fotoja nuk është e vërtetë.

Deri në daljen e së vërtetës, transferimi i Dybala në “Bernabeu” vazhdon të qëndrojë mister.

 

 

Related posts

MEDIAT ITALIANE/ Ideohet shkëmbi i bujshëm ndërmjet Milanit dhe Chelsea

Isa.Autor

Mourinho: Sanchez? Nëse do të na jepet një mundësi, do luftojmë për ta kapur

Q.Autor

E BUJSHME/ Gjithë Europa pas “djaloshit të artë”, Barcelona siguron “pole position”

Isa.Autor

Leave a Comment