Futboll Seria A Sport

TALENTI ITALIAN/ JUVE prenoton “MAGJIKUN” axurr, mposht konkurrencën e NAPOLIT

Pas Federico Bernardeschi-t në 2017 dhe Marko Pjaca-s këtë vit, Fiorentina dhe Juventusi mund të ulen përsëri në tryezën e negociatave, pas vitesh konfliktesh midis drejtuesve.

Gjatë takimit për të shitur lojtarin kroat tek ekipi vjollcë, Giuseppe Marotta, drejtori teknik i bardhezinjëve, ka hedhur themelet për Federico Chiesa-n, të preferuarin e presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis.

Sipas asaj që raporton e përditshmja La Stampa, në fakt, lojtari i lindur në vitin 1997 do të jetë objektivi i parë i Zonës së Vjetër për verën e vitit 2019. Skuadra toskane e ka bërë të ditur disa herë që nuk ka ndërmend të diskutojë asnjë tratativë për shitjen e talentit në këtë sesion merkato, por situata mund të ndryshojë pas një viti kur, pasi të luajë një sezon më shumë si titullar, talenti mund të vendosë të bëjë kapërcimin e madh dhe të ndjekë hapat edhe pse dy vjet më vonë të Bernardeschi-t me të cilin ka qenë shok skuadre.

Related posts

“MË ZBULOI GJYSHJA”/ Roshi tregon emocionet e thirrjes në kombëtare, ja rrëfimi i tij

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare. Dorëzohet dhe një shtet, mbyll kampionatin nga COVID-19

Delo.autor

PIRLO I BESON TALENTIT SHQIPTAR/ Vrioni po jeton një ëndërr me kampionët e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment