Futboll Seria A Sport

YLLI I FUTBOLLIT ITALIAN/ Sandro Tonali: Do të doja të punoja me Gattuson

Sandro Tonali, mesfushori i Brescias, konsiderohet si e ardhmja e mesfushës së Italisë dhe për të interesohen disa prej skuadrave më të mëdha të Serisë A.

I pranishëm në edicionin e 15-të të turneut “Amici dei Bambini”, vetë lojtari ka thënë: “Jam i qetë, jetoj momentin. Dua të vazhdoj kështu dhe ta mbyll sa më mirë kampionatin”.

“Në fëmijëri kam qenë tifoz me Milanin dhe shembulli im në fushë është Gattuso. Do të doja që të stërvitesha nga një si ai. Unë si Pirlo? Ndihemi mirë në të gjitha pozicionet e mesfushës, duhet vetëm të punoj për t’u përmirësuar. Ëndrra? Të fitoj Serinë A me Brescia-n”.

Tonali konsiderohet nga të gjithë si pasardhësi i Pirlo-s dhe për të interesohen Juventus, Inter dhe Milan.

Related posts

HISTORIKE NË BORTËROR/ Një arbitre femër do të gjykojë ndeshjen e rivalëve të Shqipërisë

Delo.autor

Debutim “përrallor” për Mezanin, Luftëtari mposht Teutën në “shtëpi”

Isa.Autor

UEFA SHPALL FORMACIONIN MË TË MIRË NË EURO 2020/ Dominojnë italianët, mungon Cristiano Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment