Futboll Premier League Sport

TALENTI PREMTUES/ Chelsea mund konkurrencën e Tottenham, për të marrë Zaha

Tottenham duket se ështyë lënë jashtë garës për të marrë sulmuesin Wilfried Zaha, pas deklaratës që Crystal Palace ka bërë se dëshiron 75 milionë stërlina për të marrë lojtarin. Shumë të cilën Chelsea është gati ta paguajë për të marrë lojtarin nga Bregu i Fildishtë, madje marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt. Trajneri i Spurs, Pochettino, e pat kërkuar me ngulm Zaha, por kërkesa e lartë që Palace bëri për ta lënë të lirë lojtarin frenoi bisedimet, por nga ana tjetër ngjalli interesimin e Chelsea, që është hedhur në sulm.

Zaha, i cili vjet nënshkroi një marrëveshje me Palace, nga e cila përfiton 100 mijë stërlina në javë, refuzoi rinovimin e saj me vetëm 25 mijë stërlina më shumë se rroga aktuale. Ndaj dhe Chelsea është gati t’ia plotësojë dëshirën lojtarin, duke i ofruar një rrugë më të majme, për të evituar çdo surprizë në rast se Willian do të largohet deri në fund të merkatos së verës (braziliani ka oferta nga Barcelona dhe Manchester United). Për këtë arsye, “blutë” e Londrës janë gati të ofrojnë 75 milionë stërlina për lojtarin dhe më pas të lënë të lirë Willian.

 

Related posts

Skënderbeu kënaqet me pak, Tirana sheh rezultatet pozitive dhe nderon Partizanin

Isa.Autor

Befason Inzaghi: Sezon për kornizë, mëkat që nuk jemi në Champions

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Ramos gjen mënyrën për t’u argëtuar në këtë kohë epidemie (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment