Futboll Premier League Sport

TË URITUR PËR GJITHÇKA/ Yjet e LIVERPOOLIT “përveshin mëngët” në KUZHINË

Yjet e Liverpoolit “i kanë hyrë kuzhinës me kokë”, pasi kanë humbur lojën në seancën stërvitore të së mërkurës. Van Dijk, Keita, Robertson dhe Sturridge ishin skuadra humbëse, kështu që si dënim duhet të përgatisnin kek karrote për shokët e ekipit.

Katërshja së bashku me Jones dhe trajnerin e fitness-it kaluan kohën e tyre të lirë pas seancës stërvitore duke zënë brumin e ëmbëlsirës nën vëzhgimin e dietologes.

Trajneri Jurgen Klopp së bashku me Firmino-n dhe Moreno-n kanë shijuar momentin duke e filmuar gjithë proçesin, si edhe duke bërë shaka me shefat e rijnë të kuzhinës.

Liverpool ka postuar momentet gazmore dhe idenë gjeniale të Klopp për të ndëshkuar humbësit e tij, duke paguar për humbjen në këtë mënyrë argëtuese.

 

Related posts

PRISHET “MAKTHI” I BARAZIMEVE/ Egnatia mposht me përmbysje Kastriotin në frymën e fundit

Delo.autor

“JAM BEFASUAR NGA…”/ Roberto Carlos “ELIMINON” Juventusin: Ka një ekip të fortë, por…

Delo.autor

Klubi i Premier Ligës e shpall kosovarin si transferimin e vitit

Sadik.Autor

Leave a Comment