Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Dinamo mposht Tiranën në derbi falë dyshes Ibraimi-Skuka

Dinamo ka triumfuar sot në ndeshjen e parë derbi të kryeqytetit në Kupë, duke mundur me shifrat 2-0 Tiranën në një ndeshje me dy tablo.

Pjesa e parë ka folur plotësisht për dinamovitët të cilët kanë shfrytëzuar gabimet në prapavijë të bardhebluve dhe goditën dy herë. Skuka ishte i pakapshëm dhe fillimisht fitoi penalltinë që transformoi Ibraimi e më pas gjeti vetë rrugën e rrjetës duke mbyllur 2-0 fraksionin e parë të lojës.

Në pjesën e dytë, Tirana u shfaq më kërcënuese, duke qarkulluar topin e krijuar raste, por Bakaj, i aktivizuar pasi Harizaj dha aforfe për shkak dëmtimi, ndaloi të gjitha tentativat drejt katërkëndorit të tij, të cilat gjithsesi nuk ishin të shumta. Ndërkohë, dinamovitët menduan më shumë të mbroheshin dhe ia dolën ta bënin një gjë të tillë me rregull, duke mbajtur larg sulmin e rrezikshëm bardheblu deri në vërshëllimën përfundimtare që i jep një avantazh të rëndësishëm skuadrës së Shkëmbit para sfidës së kthimit.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TEK REAL MADRIDI/ Zidane: Jam i lumtur për këtë rikthim, ja pse u largova…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Talenti i Barcelonës është gati ta “rrahë” Koeman. Shikoni çfarë ndodhi te stoli (VIDEO)

Delo.autor

INTER I PAPËRMBAJTSHËM/ Kundërsulm rrufe nga “Zikaltërit”, Hakimi nuk fal ndaj Spezia (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment