Futboll Sport

“TELENOVELA”/ Osmani i shprehu besnikëri Shehit dhe përfundoi me… Shkëmbin

Jo më larg se një muaj më parë, kur Orges Shehi u zyrtarizua si trajner i Skënderbeut, Tefik Osmani i kushtonte në “Instagram” një mesazh besnikërie.

“Të fillosh të shkruash për ty Orges Shehi, nuk mbaron kurrë. Kam shumë foto me ty, por vendosa këtë me kostum, pasi sot heq atë të futbollistit dhe vesh atë të trajnerit. Edhe unë tani e kam më të sigurt formacionin, pasi shokët nuk lihen në stol. Suksese profesor Shehi!”, shkruante Osmani në rrjetin social. Mirëpo, edhe dy vite më parë, kur miku i tij, Bledi Shkëmbi, vendosi t’i jepte fund karrierës si futbollist për t’u bërë trajner, Osmani bënte këtë dedikim. “Të shkruash për ty kampion, mund të bëj edhe dy libra. Të flas për ty, nuk ndaloj asnjë moment, sepse është bukur kur flet për një legjendë. Do të më mungosh shumë në fushë, por uroj të të kem në pankinë si trajner”. Kur nuk kaluan as dy vite, Osmani ribashkohet me Shkëmbin, por jo te Skënderbeu. Tashmë ishfantazisti është trajner i Teutës, ndërsa Osmanin do ta ketë lider në repartin e prapavijës, por pse jo edhe në mesfushë, aty ku Ilir Daja e përdori te Skënderbeu.

REAGIMI I ORGESIT Orges Shehi nuk është nga ata që mund të presësh polemika. Edhe pse nuk mund të ndihet mirë për faktin se Osmanin nuk do ta ketë në dispozicionin për sezonin e ri, trajneri i Skënderbeut e vlerëson situatën me sportivitet. Ai është vetë durrsak dhe mirëkupton lëvizjen e qendërmbrojtësit, që mund të ishte një pikë e fortë në formacionin e bardhekuqve. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, ish-portieri i pyetur nëse ndihet i zhgënjyer për faktin që Osmani nuk zgjodhi të vijonte me Skënderbeun, dha këtë përgjigje: “Osmani është shoku dhe miku im i ngushtë. Kudo që të luajë, unë i uroj suksese. Ai do të mbetet miku im, edhe pasi t’i jap fund karrierës si futbollist”.

Related posts

Valverde thyen rekordin e Guardiolas, tani synon atë të Enriques

Q.Autor

“KAM VAJTUR NË MUAJT E FUNDIT”/ Kulusevski pas largimit nga Juventus: Ky është maksimumi për mua

Delo.autor

Arsenali në pikiatë/ Shtypi anglez “mbyt” me kritika Xhakën e Ozilin, ishin katastrofë…

Isa.Autor

Leave a Comment