Futboll Sport

TENTOJNË NGA KINA E LARGËT/ Navas preferon të vazhdojë “luftën” me blerjen e re Courtois

Pozitat e Keylor Navas janë tronditur tashmë fuqishëm, pasi skuadra e Real Madrid, falë investimit të presidentit Florentino Perez, ka zyrtarizuar blerjen e portierit të Chelseas, Thibaut Courtois. Një lajm i keq ky për protierin nga Kosta Rika, që prej kaq sezonesh ka qenë numri 1 i portës së Los Blancos. Gjithsesi, lajm i mirë për Navas është që mbi tavolinën e tij dhe të Real Madrid qëndron një ofertë milionere për shërbimet e tij.

Referuar raportimeve të bëra nga media spanjolle “Don Balon”, një klub kinez po përpiqet të tundojë portierin nga Porto Riko me një mega ofertë, që të transferohet në kontinentin aziatik. Në adresë të Navas nuk mungojnë as ofertat nga klubet europiane, edhe pse qëndrimi dhe pozicionimi i portierit të Real Madrid ka qenë gjithmonë statik, ai nuk planifikon të largohet nga Los Blancos. Përkundrazi, sipas të njëjtave burime, mësohet se Navas i ka komunikuar trajnerit Lopetegui se është i gatshëm të luftojë kundër Courtois për postin e titullarit.

Related posts

PO SHKËLQEN NË MAQEDONINË E VERIUT/ Gol “alla Kuarezma”, ish-lojtari i Tiranës i mahnit të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Messi s’është mes më të mirëve, tifozët e lënë jashtë skaudrës së vitit të FIFA-s

Delo.autor

Hasan Lika nuk fshihet më: Tani synojmë Kupat e Europës

Q.Autor

Leave a Comment