Futboll Seria A Sport

TËRMET TEK BARCELONA/ Katalanasit kanë një PROBLEM me COUTINHON

Janë gjashtë futbollistë të cilët shpresojnë që të zënë 3 vende në skuadrën e Barcelonës, ndërsa Superkupa e Spanjës po afron. Realisht data e saj shërben si një afat kohor për t’i dhënë një nënshtetësi të re Philipe Coutinho-s. Në bazë të rregullores së La Liga-s dhe të Superkupës, lejohen vetëm 3 futbollistë që të përfshihen në një ndeshje dhe Coutinho ende ka pasaportë braziliane.

Plani ka qenë që ai të marrë nënshtetësi portugeze, nisur nga fakti se bashkëshortja e tij është shtetase portugeze, megjithatë edhe pse procedurat kanë nisur, procesi ende nuk ka përfunduar. Nëse procesi do të shkojë përtej datës 12 gusht, atëherë trajneri Ernesto Valverde do të detyrohet që të lejë jashtë një mes futbollsitëve Coutinho, Arthur Melo, Malcom ose Arturo Vidal në përballjen kundër Sevilla-s.

Barcelona shpenzoi 90 milionë euro për këta tre të ardhur këtë verë dhe drejtuesit dëshirojnë që ata të debutojnë në sfidën që do të luhet në Tangier të Marokut. Ka dy futbollistë të tjerë të cilët nuk kanë pasaporta të Bashkimit Evropian, Yerry Mina dhe Marlon Santos, të cilët priten që të shiten në ditët në vazhdim. Për më tepër që asnjë nga ata nuk bën pjesë në planet e trajnerit për t’i përdorur si titullarë në të ardhmen.

Related posts

Arsenali heshtë San Siron/ shënon Mkhitaryan

Q.Autor

PËSOI ATAK KARDIAK/ Solidarizimi për Eriksen, Anglia marrin vendimin e papritur. Anulohet…

Delo.autor

PREZANTOHET SI TRAJNER I RI I JUVENTUS/ Sarri i lumtur: Do jap gjithçka për këtë klub… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment