Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Inter-Milan në “San Siro”. Rezultati 2-1

Do të startojë në orën 20:45, derbi i Madoninës, i vlefshme për Kupën e Italisë.  Interi dhe Milani kanë histori në Kupën e Italisë. Në fakt, janë dy nga katër formacionet lidere (së bashku me Bolonjën dhe Juventusin) për pjesëmarrje në kompeticion: 73. “Libri i artë” thotë që kuqezinjtë e kanë fituar 5 herë, ndërsa zikaltrit janë të tretët e të gjitha kohërave me 7 triumfe.

Megjithatë, për dy milanezet fitorja mungon prej shumë kohësh: Interi nga edicioni 2010-’11, ndërsa Milani nga akoma më shumë (2002-’03).

Do të jetë derbi numër 25 në Kupë. Në të kaluarën numërohen 7 fitore të zikaltërve, 10 të kuqezinjve dhe 7 barazime; me 22 gola të zikaltërve kundrejt 33 të kuqezinjve. Më në përgjithësi, do të jetë derbi numër 227 mes gjithë kompeticioneve: Interi drejton klasifikimin me 82 fitore kundër 77, ndërsa barazimet janë 67.

 

LIVE/ Inter – Milan 2-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+8/ Inter kalon në avantazh me golin e shënuar nga Christian Eriksen.

MINUTA 71/ Inter barazon shifrat me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 31/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Panuçi la konferencën në mes, Hafizi: Më mirë të mos kthehet më

Sadik.Autor

LAZIO-MILAN/ Calhanoglu me golin e javës dhe zhbllokon sfidën në “Olimpico” (VIDEO)

Delo.autor

FAZA E PARË DREJT MBYLLJES/ Renditja e re e Serisë A nëse Salernitana përjashtohet. 4 skuadra përfitojnë

Delo.autor

Leave a Comment