Futboll Seria A Sport

TËRMET TEK MILANI/ Abbiati: Kinezët dhe Montella, KATASTROFË, DONNARUMMA do të…

Ish-portieri dhe drejtuesi i Milani-t, Christian Abbiati, ka folur për të kaluarën e afërt dhe për të ardhmen e kuqezinjve. “Maldini dhe Leonardo janë dy miq dhe dy profesionistë të mëdhenj, njerëzit e duhur për klubin”, ka thënë ai.

Në lidhje me drejtuesit e vjetër: “Kishte një rrëmujë të madhe. Pika ime e referimit ishte Gatusso, ndërsa Montella ka qenë një katastrofë. Nuk kishte besim tek asnjeri dhe këtë e ka paguar me rezultatet negative”.

Abbiati ka folur edhe për situatën e portierëve te kuqezinjtë: “Reina dhe Donnaruma do të ndihmojnë njëri-tjetrin të japin maksimumin. Për Donnarumma-n gjëja më e mirë është të qëndrojë te Milan, edhe pse ka ndryshuar përgatitësi i portierëve dhe dua të shikoj me një sistem të ri pune. Gigio nuk është përmirësuar më, është ndalur”.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Zyrtarizimi çështje orësh, Partizani merr mbrojtësin nga Maqedonia. Ja emri…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Spanja mposht me “MANITA” Kroacinë dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

16 pikë prapa Barcelonës, Zidane dëshpëron keq tifozët pas barazimit me Celta Vigon

Q.Autor

Leave a Comment