Champions League Futboll Sport

THE BEST OF YEAR/ REALI dominon listën e më të mirëve të Championsit, Atletico…

30 gushtin e ardhshëm, në Montekarlo, me rastin e shortit të edicionit të ri të Champions League, do të jepen edhe çmimet për lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar. Në Nyon të Zvicrës është publikuar lista e kandidatëve, për pozicion, që do të formojnë ekipin më të mirë të edicionit të kaluar.

DOMINON REAL – Klubi spanjoll ka plot shtatë lojtarë (6 nëse llogarisim Ronaldo-n tek Juventus). Kjo është lista e plotë: Alisson Becker (Roma, tani te Liverpool); Gianluigi Buffon (Juventus, tani te Psg); Keylor Navas (Real Madrid); mbrojtës: Marcelo (Real Madrid); Sergio Ramos (Real Madrid); Raphael Varane (Real Madrid); mesfushorë: Kevin De Bruyne (Manchester City); Toni Kroos (Real Madrid); Luka Modric (Real Madrid); sulmues: Lionel Messi (Barcelona); Cristiano Ronaldo (Real Madrid, tani tek Juventus); Mohamed Salah (Liverpool).

EUROPA LEAGUE — UEFA ka zbuluar edhe emrat e tre kandidatëve të për çmimin e lojtarit më të mirë të Europa League (fituesi do të vlerësohet më 31 gusht në Montekarlo): janë Diego Godin (Atletico Madrid), Antoine Griezmann (Atletico Madrid) dhe Dimitri Payet (Olympique Marsiglia).

KUSH VOTON? — Kanë votuar trajnerët e 32 skuadrave që kanë marrë pjesë në fazën me grupe të Champions League 2017/18 dhe 55 gazetarët e zgjedhur nga grupi EuropeanSports Media (ESM), si përfaqësues të çdo federate që është anëtare e UEFA-s. Trajnerëve nuk u është lejuar të votojnë për lojtarë të skuadrave të tyre.

Related posts

INTERVISTA/ Rey Manaj “thërret” sërish Barcelonën: Më shih kundër njërit prej ekipeve më të mira në botë, Spanjës!

F.autor

PREMTUAN SE NUK DO TË KRYENIN MERKATO/ Ja ideja e fundit e drejtuesve të Interit për Papu Gomezin

Delo.autor

Bernd Leno tek Arsenal për 25 milion euro, nesër prezantimi

Sadik.Autor

Leave a Comment