Futboll Sport

Thirrja e fortë e Gjicit: Riktheni Policinë e Shtetit, përkundrazi bllokojmë kampionatin!

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në një prononcim në faqen zyrtare të klubit, bën një thirrje të fortë që Policia e Shtetit të kthehet të ruajë sigurinë publike në stadiume, pasi ato private nuk janë në gjendje ta bëjnë, përkundrazi duhet bllokuar kampionati.

“Unë e kam thënë që siguria në stadiumi nuk mund të bëhet me polici private. Është e pamundur. Nuk janë pjekur akoma kushtet në Shqipëri, dhe tifozeria nuk është ndërgjegjësuar akoma për të pasur siguri me polici private. Është e pamundur. Me Policinë e Shtetit kemi pasur probleme, edhe në vitet e kaluara. Nuk janë akoma kushtet e pjekura, për të hequr Policinë.

Zgjidhje është të rikthehet Policia e Shtetit në krye të detyrës, sepse ligji e përcakton qartë, që të garantojë sigurinë publike. Aty kemi të bëjmë me njërëz, me tifozë, futbolli është sport masiv. Ka shumë tifozë, vijnë lloj-lloj tifozi. Kemi pas shumë tifozë në Kukës, vinin në stadium, thyenin stolat, i merrte policia 2-3, e më pas i nxirrte. Ata përsëri ata punë bënin. Pavarësisht se në Kukës tifozët patën një qetësi, dhe nuk kishim ato probleme si në vitin e parë, nuk kemi pasur ngjarje të rënda. Por, në përgjithësi kur luajnë ekipet rivale, ato kryesore, do kemi përsëri probleme me sigurinë.

Jam dakord që të gjithë presidentët në Shqipëri, ne duhet të bllokojmë kampionatin nëse Policia nuk kthehet të ruajë stadiumet. Kemi të bëjmë me sigurinë publike. Jo pafundësisht mund të shkojë kjo gjë, pasi ka kosto edhe Policia. Këto ekipe mbahen për njerëzit, sepse në fund ne heqim dorë nga futbolli, dhe nuk ka më futboll. Të 10 ekipet e Superligës duhet të bllokojmë kampionatin nëse nuk rikthehet Policia. Janë të pafuqishëm edhe nga ana financiare, është një kosto e madhe, në një kohë që nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti për të mbajtur klubet. Zero ndihmë. Gjithçka, shpenzimet i kanë vetëm presidentët. Flas për Superligën, nuk e di për Kategorinë e Parë. Mesa di unë, 99% të ekipeve të Superligës, mbahen nga presidentët. Ne investojmë, por asetet janë të shtetit. Ne mbajmë një aktivitet që ka shumë kosto, dhe tani na shtohen edhe kostot e policisë private, dhe nuk është problemi, se ja e përballuam 3-4 ekipe, por nuk realizojmë dot atë që merret përsipër, siguria publike. Tifozët kanë pasur sherre me Policinë e Shtetit, jo më pastaj me policitë private. Ato nuk i llogarisin private. Unë e di se çfarë është, sepse e kam pasur vetë, e di se sa siguri mund të bëjë, por me turma masive, nuk është e përgatitur. E patë çfarë bënë tifozët në Korçë. Duhej policia e shtetit të stabilizojë gjendjen. Sapo ka filluar kampionati, sepse kur të kalojnë 1-2 muaj, do fillojë të ketë akoma më shumë rivalitet. Unë i bëj thirrje kolegëve, presidentëve të klubeve, të mblidhemi, që Policia të marrë përsipër sigurinë, dhe nëse ata nuk reagojnë, ne duhet të bllokojmë kampionatin.” – deklaroi Gjici.

Presidenti i klubit tonë, z. Safet Gjici, dha një prononcim për faqen tonë zyrtare në lidhje me çështjen delikate të sigurisë publike në stadiumet shqiptare pas vendimit të fundit të Policisë së Shtetit për mosprezencën e forcave të rendit në stadiume gjatë ndeshjeve të Kategorisë Superiore:“Unë e kam thënë që në fillim se siguria në stadiume nuk bëhet me Polici Private. Në Shqipëri nuk janë pjekur akoma kushtet ku tifozeria është e ndergjegjësuar që ne të arrijmë të marrim përsipër sigurinë e stadiumeve me Polici Private. Zgjidhja është që të rikthehet Policia e Shtetit në stadiume për të sigurar rëndin. Futbolli është një sport masiv dhe duke qënë i tillë ka tifoza të ndryshëm. Në fillime kemi pasur shumë tifoza në Kukës që vinin e thyenin stolat dhe policia i shoqëtonte për dy orë në Komisariat pastaj i lironte. Kur do të luajnë ekipet që janē rivale si Kukësi-Partizani ose Partizani- Korça do të kemi përsëri probleme të mëdha në sigurinë e stadiumeve. Unë jam i mendimit që të gjithë Presidentet e klubeve të Superliges si dhe ato të Kategorisë së Parë të bllokojmë Kampionatin nëse Policia e Shtetit nuk na mundëson dot sigurinë në stadiume, pasi Policia Private nuk është e përgatitur për turma masive. Kur të kalojnë 2 muaj Kampionat do të shtohet rivaliteti mes tifozëve , prandaj unë i bëj thirrje gjithë Presidentëve që bllokojmë Kampionatin në rast se Policia e Shtetit nuk merr masa për sigurinë në stadiume”- u shpreh Z. Gjici.

Posted by F.K Kukësi Albania on Monday, August 27, 2018

Related posts

VEPRIM I TURPSHËM/ U mastrubua para shtëpisë, arrestohet futbollisti i skuadrës franceze

Delo.autor

E PABESUESHME NË KINË/ Sulmuesi Oscar mposht portierin kundërshtar me një “MAGJI” nga jashtë zone (VIDEO)

Delo.autor

Publikohet lista prej 100 futbollistëve që do konkurrojnë për çmimin ‘Djali i Artë’

Isa.Autor

Leave a Comment