Futboll Premier League Sport

Tifozët e Newcastle, kundër BENITEZIT: Nuk na pëlqen “AUTOBUZI I PARKUAR”

Tifozët e Newcastle United nuk e kanë fshehur zemërimin e tyre me Raffael Benitezin, pas humbjes së skuadrës në shtëpi, me rezultatin 1-2 ndaj Chelseat. Më shumë sesa rezultati është pikërisht mënyra e lojës që spanjolli zgjodhi të aplikojë, ajo që nuk u ka pëlqyer aspak fansave anglezë, të cilët nuk e kanë honepsur faktin që Benitez aktivizoi 5 mbrojtës ndaj londinezëve.

Lojtarët e Newcastle-it e mbajtën topin për vetëm 19 % të kohës dhe kryen 138 pasime gjatë gjithë 90-minutëshit, plot 20 pasime më pak sesa Jorginho i Chelseat, që realizoi 158 të tilla.

“Mund të humbim edhe 0-5, por nuk dëshirojmë të shohim një autobus të parkuar para porte. Na pëlqen më shumë një biçikletë që ecën, sesa një autobus i parkuar”, thanë disa nga tifozët në rrjetet sociale, duke kërkuar edhe ndaj presidentit, që të marrë masa për largimin e Benitez.

Gjithsesi vlen të përmendet se Raffael Benitez i kishte bërë llogaritë mirë para sfidës me Chelsean, të cilën e humbi vetëm në minutat e fundit, falë një autogoli të pafat.

Related posts

SKANDAL NË KOSOVË/ Ndërpritet ndeshja Rahoveci-Bashkimi pas një sherri masiv

Delo.autor

PËRBALLJA “EURO 2020” NDAJ KOSOVËS/ Flet Harry Kane: Do të jetë e vështirë…

Delo.autor

PRESIDENCA E FEDERATËS ITALIANE/ Moratti refuzon ofertën për kreun e saj

Isa.Autor

Leave a Comment