Sport

E TRISHTË/ “The Undertaker” Sinistra ndahet nga jeta: kishte refuzuar shtrimin në spital

Fred Sinistra, 41 vjeç, belg, i njohur edhe me pseudonimin “The Undertaker”, ish-kampioni botëror dhe europian i kikboksit, ka ndërruar jetë nga problemet e rënda të frymëmarrjes të shkaktuara nga Covid.

I shtruar në spital në fund të nëntorit, ai firmosi fletën e daljes dhe u kthye në shtëpi ku vdiq. Bashkëshortja në një postim të gjatë lamtumire në Instagram ka shkruar se bashkëshorti i saj nuk ka vdekur nga koronavirusi

Asnjë vaksine dhe mohues i bindur, Sinistra pavarësisht infeksionit Covid, u bind të shkonte në spital nga trajneri i tij. Më 26 nëntor, kikboksieri postoi një foto në faqen e tij në Instagram ndërsa ishte në spital i lidhur me një aparat respirator dhe u premtoi fansave të tij se do të kthehej në ring, pavarësisht se mushkëritë e tij ishin dëmtuar rëndë nga sëmundja. Më pas vendimi për t’u larguar nga objekti shëndetësor për t’u trajtuar në shtëpi dhe vdekja ka ndodhur më 16 dhjetor.

“Ai nuk vdiq nga Covid, im shoq nuk do ta kishte pranuar kurrë që fundi i tij të shfrytëzohej për të përhapur frikë dhe për të shtyrë drejt vaksinimit”, thuhet në postimin në Instagram të publikuar nga bashkëshortja e tij nga llogaria e Sinistra.

Related posts

LIVE/ Teuta-Skënderbeu: Mbyllet pjesa e parë, korçarët në disavantazh dhe me 10 lojtarë (Video)

Isa.Autor

“TANI E KEMI FATIN NË DORË”/ Pep sheh nga titulli. Arteta: Në Angli gjithçka mund të ndodhë

F.autor

SPEKTAKOLAR/ Do jetë STADIUMI më I SHTRENJTË në botë, por ngjason me një WC

Isa.Autor

Leave a Comment