Futboll Seria A Sport

TRONDITET INTERI/ Gati marrëveshja: Thohir shet 30 % të aksioneve të klubit ZIKALTËRVE

Është çështje kohe, por përfundimi dihet tashmë. Erick Thohir do të përshëndet me Interin dhe do të shesë 30% e tij. Deri në fund të vitit pritet të përfundojë operacioni që do t’i japë fund aventurës së indonezianit te zikaltërit. Siç shkruan Tuttosport, drejtuesit e punësuar nga manjati indonensian, janë duke u larguar nga klubi milanez.

I fundit, në rend kohor, është largimi i chief strategy officer Michael Williamson. Thohir prej pak kohësh është larguar edhe nga krijesa e tij futbollistike amerikane: DC United. Ndërkohë, Interi tashmë është kualifikuar në Champions League dhe kjo gjë mund ti ketë dhënë disa bonuse në bazë të kontratës së nënshkruar me Suning ne 2016.

Duket se ka ardhur momenti që gjiganti Suning të ketë kontroll të plotë. Shitja për Thohir, deri tani ka rezultuar pozitive dhe nga largimi, në nivelin personal do të fitojë shumë sepse klubi do të shitet më shume nga sa është blere (vlera e aksioneve). Vendin e tij pritet ta zërë, djali i Zhang Jindon, por ende nuk është vendosur asgjë.

Related posts

ISH-LOJTARI I REAL MADRIDIT/ Alvaro Arbeloa befason: Messi është shumë i mirë, por unë nuk kam arritur…

Delo.autor

Cecilia Rodriguez/ Motra e Belen shoqërohet në Polici për një arsyje që do j’u habisë (FOTO)

Sadik.Autor

SUPERLIGA/ Egnatia prezanton afrimin e rradhës

F.autor

Leave a Comment