Futboll Seria A Sport

TRONDITET MERKATO/ Po kryhet shkëmbimi i madh mes MILANIT dhe PSG

Milan thuhet se po synon transferimin e Julian Draxlerit nga Paris Saint-Germain, ku këta të fundit janë të interesuar për Ricardo Rodriguezin. “Tutto Mercato Web” shkruan sot se Rosonerrët janë duke eksploruar mundësinë e një lëvizje fillestare të huazimit të 24-vjeçari, me mundësi të transferimit të plotë gjatë verës së ardhshme.

Dhe në këmbim, ata mund janë të gatshëm ta lejojnë lojtarin zviceran, Rodriguez të lëvizë në drejtimin e kundërt.Kampionët francezë janë në gjueti të një mbrojtësi të krahut të majtë pasi kanë shitur kohët e fundit Yuri Berchichen te Athetic Bilbao.

Rodriguez, gjithashtu është subjekt i interesimit të Arsenalit të Ligës Premier, gjersa sezonin e kaluar nuk ka impresionuar me fanellën e Milanit.

Kjo e fundit së fundi ka transferuar sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain si dhe kanë shitur Leonardo Bonuccin te “Zonja e Vjetër”. Ndryshe, Milan është i interesuar edhe për disa lojtarë të rinj që t’i ketë në dispozicion Genaro Gattusso.

Related posts

Dështak në portë, “skifter” me femrat, historia e portierit të Liverpool (FOTO)

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Goli i mbrëmjes në Europa League shënohet nga “Faraoni”, ja “MAGJIA” ndaj Shakhtar (VIDEO)

Delo.autor

Kupa e Francës/ Parisi mposht me lehtësi Strasburgun, kalon në çerekfinale

Q.Autor

Leave a Comment