Futboll Sport

E BUJSHME/ Dikur Gattuso paguante nga xhepi udhëtimet dhe nuk merrte rrogë, sot klubi shpëtoi nga falimenti

Përpara disa vitesh ishte Gennaro Gattuso ai që paguante transfertat me autobus në Serie B për të mos humbur pikët në tavolinë…

Punonte pa rrogë për muaj të tërë dhe madje gjithashtu nuk hiqte dorë, duke u falënderuar nga tifozët.

Por, sa kanë ndryshuar gjërat te Pisa e Ish-sulmuesit Edgar Çani dhe Rey Manajt, që në të shkuarën kanë luajtur pikërisht me bluzinjtë…

Sot në qytetin toskan ka dalë dielli dhe vezullon me ardhjen e pronarëve amerikanë: 15 pikë në 5 ndeshje, 12 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar, por sidomos një lojë e bukur dhe zbavitëse…

Viktima e fundit ishte Monza e Berlusconit dhe Gallianit, që u mund 2-1.

Familja amerikane Knaster – sipërmarrës amerikan – në janar mori klubin dhe pak nga pak nisi rindërtimin nga fusha stërvitore te investimet në merkato, ku besimi i është dhënë familjes Corrado, që ka paguar 6 mln euro në merkaton e Serie B.

Por, ajo që habit është se të gjithë lojtarët janë në pronësi dhe vetëm njëri është i huazuar: Beruatto.

Ka pak Juventus brenda Pisa-s, me djalin e Birindellit (ish-bardhezi) Samuele, dhe vëllain e Giorgio Chiellinit, Claudio, që është drejtori sportiv.

Xhevahiri është Lorenzo Luça, sulmuesi i talentuar i ri i blerë nga Palermo për 2.5 mln euro.

Projekti nisi në vitin 2016 kur familja Corrado shmangu falimentimin dhe sot në Pisa ëndërrojnë që Kulla “të drejtohet” drejt Serie A, por jo ajo që dashurojnë turistët, por skuadra…

Related posts

E VEÇANTË/ Luan kundër INTERIT, por ka një TATUAZH të Marco Materazzit

Isa.Autor

Fituan ndaj Izraelit/ HYSAJ tregon “bishën” e Kombëtares “kuqezi” (FOTO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Francezët kthehen në avantazh. City proteston, “çmendet” Garcia (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment