Futboll Premier League Sport

TRONDITET MILANI/ Maurizio Sarri po i “RRËMBEN” yllin e madh KUQEZINJËVE

Raportohet se Maurizio Sarri do të kërkojë të zëvendësojë Thibaut Courtois me Pepe Reinën. Agjenti i portierit belg citohet të ketë thënë se 26-vjeçari dëshiron të lëvizë në Real Madrid, me shefin e ri të Blues, Sarri, i vendosur të mbajë bisedime ballë për ballë me Courtois.

Sarri tashmë ka pranuar se nuk do t’i bëjë presion Courtois nëse dëshiron të largohet, duke shtuar se ai kërkon vetëm lojtarë me “nivele të larta motivimi”.

Dhe në rast se Courtois largohet, Gazzetta dello Sport beson se objektivi kryesor i Sarrit mund të jetë Reina e Milanit.Dyshja kishte një raport të shkëlqyer ndërsa punonte së bashku në Napoli, para se ata të dy u larguan nga San Paolo në fund të sezonit të kaluar.

Spanjolli Reina ka deklaruar se është i lumtur në klubin e tij të ri në javët e fundit, por e përditshmja italiane nuk beson se kjo do ta pengojë Sarrin që të bëjë një ofertë.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Champions PSG-Real Madrid

Delo.autor

RIKTHIM NË FINALE/ Arsenal jo favorite, por shifrat janë në krahun e “topçinjve”

F.autor

KTHESË E PAPRITUR/ Andrea PIRLO NUK do të jetë në stolin e Italisë

Isa.Autor

Leave a Comment