Futboll La Liga Sport

Real Madrid, plan për të mbrojtur nderin e miliona madrilenëve

Florentino Perez dhe bordit të Real Madrid u ka ardhur në majë të hundës fushata shpifëse në dëm të klubit dhe ka në plan të mbrojë vlerat e tij dhe të mbështetësve.

Miliona tifozë rreth e qark botës, janë bërë më shumë se tifozë për drejtuesit e klubit.

Ata janë kthyer në thesar, pasi, sipas drejtuesve, këta njerëz janë treguar besnikë megjithëse media i ka bërë të vuajë me kritikat pas ndeshjes me Juventus.

Në Bernabeu pritet të merren masa të menjëhershme.

Historia e Real Madrid, sidomos, e tashmja, duhet të mbrohet për ata miliona ndjekës.

Klubi është quajtur një klub hajdut që blen ndeshjet, dhe kjo është diçka e papranueshme.

Ka ardhur koha që klubi të mbrohet me të gjitha mënyrat, qoftë edhe ato ligjore. Edhe lojtarët nuk kanë ndërmend të durojnë më këtë situatë dhe Perez ka dhënë OK e tij për t’i dhënë fund bombardimeve konstante.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Laçi: Super golit të Uzunit, i përgjigjet MUZAKA (Video)

Isa.Autor

Në “Selman Stërmasi FITON” Skënderbeu/ Partizani-Kukësi “kursejnë” golat për takimin tjetër

Isa.Autor

E PARITUR/ Guardiola i mbyll derën “yllit” të Parisit, spanjolli mendon se ka në skuadër lojtarë më…

Isa.Autor

Leave a Comment