Futboll Sport

TRONDITET SPORTI NË FRANCË/ Sportisti HUMBET JETËN pas një “bllokimi” të rivalëve në…

Një lojtar i ri i skuadrës së Aurillac (Divizioni i dytë francëz) në regbi, Louis Fajfrowsky, ka humbur jetën pas një goditje që ka marrë gjatë një ndeshje miqësore. Lajmin e ka konfirmuar skuadra e lojtarit 21-vjeçar. “Louis ndërroi jetë si pasojë e një problemi shëndetësor që pati në dhomat e zhveshjes gjatë një ndeshje miqësore”, thuhet në deklaratën e klubit francez.

Lojtari kishte dalë nga fusha i shoqëruar nga mjeku i skuadrës së tij pas një bllokimi që i kishin bërë në fushë lojtarët e skuadrës rivale të Rodez. I trullosur, Fajfrowsky arriti të shkojë në dhomat e zhveshjes, por aty humbi ndjenjat dhe rreth orës 20:00 të së premtes ndërroi jetë. Gjithsesi, policia franceze tha se po heton dhe se autopsia do të sqarojë shkaqet e kësaj ngjarje.

Related posts

Renditja e UEFA-s nga 2009-a deri më sot, Juventus e para mes italianeve

Q.Autor

E BUJSHME/ Një talent SHQIPTAR zbarkon në elitën e futbollit skocez…

Isa.Autor

TEUTA-KASTRIOTI/ Bicaj i zë vendin Osmanit, krutanët me forca të shumta në sulm (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment