Futboll Seria A Sport

NISIN REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi dhe baravarezët nisin garën për yllin Premier…

Momente të vështira te skuadra e Manchester City pas eliminimit nga Champions League në fazën çerekfinale. Sipas mediave britanike, trajneri Pep Guardiola ende nuk ka zgjidhur situatën e mesfushorit gjerman Leroy Sane, i cili mund të largohet nga “citizens” në fund të sezonit.

Guardiola dhe Sane nuk kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, që ka nisur që në fillim të këtij sezoni. Pavarësisht se mesfushori është aktivizuar më shpesh, ai nuk ka 100% besimin e trajnerit, ndaj divorci në fund të sezonit nuk mund të habisë palët.

Sipas “calciomercato”, skuadra e Juventusit është duke u interesuar për 23-vjeçarin, për ta sjellë në Serinë A sezonin tjetër. Shpesh Sane është lënë jashtë formacionit titullar, ndaj Juventusi synon ta transferojë në Torino merkaton e verës.

Gjithsesi, për Sane është interesuar edhe skuadra e Bayern Mynih, që synon ta rikthejë në Bundesliga, pas 3 vitesh emigrim. Bavarezët synojnë një merkato të fuqishme këtë verë, duke sjellë mjaft yje në skuadër, për të ndërtuar një ekip që të dominojë edhe në Europë.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Ka idhull Lukakun, Interi ndjek me interes sulmuesin 17-vjeçar…

Delo.autor

KËRKON TË DALË NGA KRIZA EKONOMIKE/ Barcelona pasuron arkat me 200 milionë nga… Hollywood-i

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Tirana mposht mposht “Vlonjatët” në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment